Albspirit

Media/News/Publishing

Rrëfimi prekës i modeles së hijshme, por edhe me një shpirt të madh

Modelja e njohur, Emina Cunmulaj ishte ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, teksa ka bërë një rrëfim si asnjë herë më parë rreth jetës së saj personale. Ajo tregon se humbjen e nënës së ndjerë e ka përjetuar shumë dhe mungesën e saj e ndjen ende, teksa shton se e konsideron atë si një engjëll që e shoqëron dhe bekon në çdo hap të jetës së saj. Emina tregoi se njerëzit e pyesin shpesh se pse ndihmon kaq shumë dhe përgjigja e saj ishte se do t’i ngjajë nënës së saj “sa thoi i gishtit të këmbës”. “Gjatë luftës kanë kaluar shumë refugjatë që mami im i ka dhënë bukë për të ngrënë, rrobat tona ua ka veshur atyre. Mami është një engjëll që e kam kudo me vete ku shkoj, është një femër që ka qenë më e forta në këtë botë, ka luftuar për gjithçka, së pari për veten, pastaj për 6 fëmijë se ne jemi 3 motra, 3 vëllezër. Shumë njerëz pyesin pse i bën këto gjëra, pse ndihmon njerëzit. Unë nuk di ndryshe. Mami im ka patur shpirtin më të bardhë në botë. Dua t’i ngjaj mamit sa thoi i gishtit te këmbës”, tha ajo.

Mirela Milori: Mami jot është kaq krenare për ty sepse e ka lënë atë shpirtin e bardhë ty dhe ti je një vajzë me shpirt kristal.

Emina Cunmulaj: Unë them ta kisha vetëm thojin e gishtit të këmbës siç e ka pasur ajo, por nuk e kam.

Mirela Milori: Unë mesa të njoh dhe mesa kam parë, di të them që ti ke një shpirt kristal.

Pavarësisht se është larguar prej vitesh drejt SHBA-ve, Cunmulaj vijon të jetë aktive me veprat e bamirësisë në Shqipëri. Cunmulaj është zv/presidentja e “Fundjavë Ndryshe”, fondacion i cili ka ndihmuar mijëra familje shqiptare ndër vite.

Please follow and like us: