Albspirit

Media/News/Publishing

Ela Zdrava: TI M’NGJYROS DITËN

 

E mbyti qytetin ky shi sot,

dhomën ma përmbyti në melankoli,

malli pluskon në të fshehtat lot,

në pellgun e zemrës mbytur të dy.

 

Litarëve të shiut fort u kapa,

ylberin e gjeta fshehur në rè,

ujërat e hirta i vesha të kaltra,

rrëshqita ngjyrave të t’sjell pak diell.

 

Shkallëve të vetetimave iu ngjita,

në fund të deteve zbrita bubullimat,

u kapa pas erës tek ti mbërrita,

mbushur zemrën me cicërimat.

 

Në mes të shiut u përqafuam,

litarët e tij na mbytën në mall,

le të jetë dita bardh’ e zi,

mjafton të t’kem ty,

dhe ia marr gjithë ngjyrat asaj.

26/09/2010.

Please follow and like us: