Albspirit

Media/News/Publishing

Misteri i parë shqiptar Olti Xhezo me Elona Varfin sjellin në jetë beben e parë!

Olti Xhezo do të mbahet mend si mashkulli i parë shqiptar që u shpall Mister Albania në vitin 2001.

Gjithsesi përveç disa evenimenteve që është shfaqur si prezantues në fillim të karrierës së tij, Olti prej disa vitesh ka hequr dorë nga të qenit personazh publik teksa ka nisur një jetë të re në Londër me partneren e tij Elona Varfi me të cilën bashkëjeton prej disa vitesh.

Një javë më parë çifti janë bërë prindër të një vajze, lajm të cilën blogerja Varfi vendosi ta ndajë me ndjekësit e saj vetëm pak çaste më parë.

“Rrezja ime e dritës! Zoti zgjodhi një ëngjëll të vijë e të ndriçojë jetën time”, -shkruan Elona në mbishkrimin e fotos ku dukej me bebushen në dorë.

/bordo/

Please follow and like us: