Albspirit

Media/News/Publishing

Mbi doktoraturat false dhe pedagogët që japin mësim pa këtë gradë

Çerçiz Loloçi

Tashmë nuk është më sekret të thuhet se disa pedagogë që japin mësim në universitetet publike dhe private kanë doktoratura false ose të vjedhura. (Madje ka edhe një numër të konsiderueshëm politikanësh në Shqipëri dhe Kosovë apo në hapësirën shqiptare që janë denoncuar për plagjiatura, megjithatë askush nuk është marrë me to, asnjë prej tyre nuk ka bërë edhe aktin më formal për ta lënë atë). Por ka edhe të tillë që japin sërish mësim më mjediset universitare dhe nuk kanë marrë gradën doktor i shkencave, çka është një shkelje e hapur e ligjit për arsimin e lartë. Kuptohet se këtë mungestarë të doktoraturave janë kontigjent i partisë që qeveris vendin, por ata nuk mund të fshihen dot pasi çdo institucion universitar është i detyruar të bëjë publik krejt stafin akademik, me kurrikulumin e tyre dhe gradën e mbrojtur.

Në rastin e parë, pra të doktoraturave false, nuk ka nevojë që të jetë e shqetësuar qeveria e Kosovës apo ajo e Shqipërisë, pasi vetë universitetet publike apo private mund ta kryejnë këtë mision thjesht dhe vetëm duke blerë një aplikim antiplagjiaturë dhe mund të largojnë mashtruesit e dokoraturave në çfarëdolloj niveli qofshin, në universitet, në politikë, në shoqërinë civile e kudo.

Ndërsa për shkeljet që bëjnë universitetet publike dhe private, me mësimdhënës pa grada shkencore, natyrisht ka rol shteti për t’i larguar njëherë e mirë. Për fat të keq kjo nuk ndodh as në Shqipëri dhe as në Kosovë dhe duket se krerët përgjegjës të Ministrisë së Arsimit janë ca lolo që nuk bëjnë as punën e dordolecëve në arat e misrit për të trembur grabitqarët e ndryshëm.

 

Please follow and like us: