Albspirit

Media/News/Publishing

Kërkojnë mandat të tretë, por nuk japin llogari për kohën e humbur, shanset e pabarabarta dhe premtimet e pa mbajtura në 8 vjet!

Miranda Rira

Posted by Miranda Rira on Sunday, October 4, 2020

Kërkojnë mandat të tretë, por nuk japin llogari për kohën e humbur, shanset e pabarabarta dhe premtimet e pa mbajtura në 8 vjet!

Zotëria që shikoni në foto e ka emrin Zaim Malluta, ka ardhur në qytetin e Prrenjasit nga fshati Stravaj, bashke me bashkëshorten dhe fëmijët e tij. Para 3 vitesh, e strehuam përkohësisht në këtë godinë të braktisur të komunales, derisa t’i siguronim një banesë tjetër! Sot pas 3 vitesh, bashkia i kerkon të lërë banesën dhe të dalë në qiell të hapur!

Tinëzia dhe djallëzia e merhumit kryetar shkon edhe më tej aq sa u heq asistencën mujore, 1800 lekë të reja, vetëm se personi në foto nuk votoi në votimet moniste të qershorit të kaluar! Ky është kulmi!!
Jo vetëm batakçinj por edhe hakmarrës, jo vetëm të paaftë por edhe arrogantë!

Kjo është fytyra e vërtetë e pushtetit lokal dhe pushtetit qendror sot! Janë njësoj, si në formë ashtu edhe në përmbajtje! Ata që deshën pushtetin vetëm, gjoja në bashkëqeverisje me qytetarët, janë sot krah aristokratëve, oligarkeve, njerëzve të veshur me pushtet mediatik e kriminal.

Me afera dhe kontrata PPP, miliarda lekë, kanë pasuruar në mënyrë marramendëse ata me lart dhe kanë braktisur qytetarët, kanë braktisur shqiptarët duke patur si qëllim të vetëm pasurimin e tyre dhe vënien e shkelmit në fyt hallexhinjve. Kjo është fytyra e vërtete e Rilindjes, e cila në fillim braktisi socialistët dhe me pas shqiptarët! Numërimi mbrapsh ka filluar! Rilindja shfaqi suazën e vet, si varrmihësi i vërtetë i demokracisë dhe zhvillimit ekonomik-social të vendit!

Fatkeqësisht si Zaimi ka me dhjetra dhe qindra familje të tjera! Rilindja ata nuk i rilindi, por i zhyti në batakun e varfërisë dhe të kafshatës që nuk kapërdihet! 25 prilli do të jetë dita e reagimit qytetar, dita e ndezjes së shpresës dhe të ardhmes për shqiptarët, për një ndarje të barabartë të të ardhurave dhe të të mirave materiale dhe jo për qokat e oborrit të sulltanit.

 

 

Please follow and like us: