Një shpikje e presidentit Makron: “Islami francez”
Shaban Murati
Klasifikimi i fesë sipas emrave të shteteve qysh në pamjen e parë është idiotizëm, por përtej kësaj zbulon qëllimin e vertetë të atyre udhëheqësve, kur shpallin se do të shtetëzojnë dhe do t’i venë emrin e shtetit vetëm një feje, asaj për të cilën kanë fobi.
Emërtimi i fesë sipas emrave të shtetit është një idiotizëm, të cilin e kanë shumë qejf edhe levantinët në Shqipëri dhe në Kosovë, që pretendojnë broçkullën “Islam shqiptar”. Nuk flasin dhe nuk pretendojnë kurrë për katolicizëm shqiptar, për ortodoksizëm shqiptar, për protestantizëm shqiptar, për judaizëm shqiptar, etj. Islamofobia u dikton levantinëve shqiptarë klasifikimin me emrin e shtetit vetëm për fenë Islame. Le të presin sa ta krijojë presidenti Makron modelin e “Islamit francez” dhe ta kopjojnë prej tij, që të bëhen tamam levantinë.