Albspirit

Media/News/Publishing

Evi Kokalari në fushatën e Trump: Hera e parë që nuk ishte energjik

Evi Kokalari e cila është aktiviste në fushatën e Donald Trump në SHBA, tha gjatë një lidhjeje në emisionin “Opinion” se në takimin e fundit elektoral një ditë para se të diagnostikohej me Covid, presidenti Trump kishte shfaqur shenja lodhjeje.

“Ishte një takim për mbledhje fondesh që u bë në një nga resortet që ka ai në Njur Xhersi dhe në darkë u dha lajmi. Kishte shenja lodhje në fakt. Zakonisht ai ka shumë energji. Atë ditë ishte pak me energji të ulët dhe filloi të merrte pyetje nga salla, gjë që zakonisht nuk e bën. Isha në rreshtin e parë afër me të dhe ishte hera e parë që nuk më dukej energjik”, u shpreh Kokalari duke pohuar se pavarësisht sëmundjes së Trump, fushata vazhdon ndërkohë që të gjithë njerëzit e shtabit të tij elektoral po testohen çdo ditë për Covid.

Kokalari hodhi poshtë fjalët se gjatë daljeve të tij këto ditë Trump shfaqej me frymëmarrje të rënduar, ndërsa pohoi se presidenti amerikan është i fortë fizikisht.

“Frymëmarrja e tij nuk ka lidhje me Covid, është thjesht mënyra se si merr frymë. Ky është një njeri që ha McDonalds që nuk është e shëndetshme. Është një njeri që fle 3-4 orë çdo natë dhe ka energji të padiksutueshme. Të gjithë amerikanët që e mbështesin kanë pak frikë, por është shumë i fortë fizikisht.

E pyetur lidhur me faktin se sondazhet e tregojnë presidentin Trump humbës në raport me Biden, ajo u shpreh: “Asnjë nuk i beson. Ti kishe të njëjtat sondazhe me Hillari Klinton dhe ajo ishte kandidate shumë më e fortë se Biden. Ju thatë në studio  që ai ndërpreu fushatën por  nuk di çfarë fushate ka bërë Joe Biden. Sondazhet kanë qenë gabim edhe në 2016. Këtu kemi parasysh se ka patur manipulim votash në 2016 dhe jam e sigurt që do të ketë edhe tani”.

Please follow and like us: