Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasada e SHBA: Mirënjohje për vlerësimin e poetes amerikane nga Akademia e Nobelit!

Jemi jashtëzakonisht të entuziazmuar që çmimi Nobel në Letërsi për 2020 iu dha poetes amerikane Louise Glück për “zëri e saj poetik të pagabueshëm, i cili me një bukuri të rreptë e bën universale ekzistencën individuale”. Laureatja e letërsisë Louise Glück debutoi në 1968 me librin “Firstborn” dhe shumë shpejt u vlerësua si një nga poetet më të shquara të letërsisë bashkëkohore amerikane. Ajo ka botuar dymbëdhjetë përmbledhje me poezi dhe disa vëllime esesh mbi poezinë. Louise Glück kërkon universalen, dhe në këtë kërkim ajo merr frymëzim nga mitet dhe motivet klasike, të pranishme në shumicën e veprave të saj. Lexoni mëposhtë poemën e saj “Snowdrops” nga libri “The Wild iris” fitues i çmimit Pulitzer dhe lexoni më shumë mbi të duke klikuar këtu: https://bit.ly/33DV0sQ

Please follow and like us: