Albspirit

Media/News/Publishing

Nobelistja amerikane Louise Glück vjen në shqip nga Lindita Murthi

 

Pa titull

 

Syri mësohet me imazhet që zhduken

Prandaj edhe ty nuk do të të kursejë,

Madje as gjithçka që ti ke dashur gjatë.

Një erë qe erdhi dhe iku duke marrë me vete pjesëzat e çmontuara të mendjeve tona.

Ajo ka lënë gjurmë në rrugën e përshkuar prej e saj, një shkëlqim të çuditshëm.

Sa të privilegjuar jemi

që mund të mbahemi fort pas gjithçkaje që duam me pasion;

Refuzimi i shpresës së marrë nuk na ka shkatërruar.

Mjeshtërisht dhimbshëm: Kjo është drita ndryshe e vjeshtës që ka zbritur te ne

Sigurisht është privilegj të arrish finishin, duke besuar ende në diçka…

Please follow and like us: