Albspirit

Media/News/Publishing

Aljula Jubani: Pse mund të studioni në Institutin e Studimeve Europiane?

Gjithçka që sot shfaqet në media ka qenë objekt i auditorëve akademikë njëzet vite më parë dhe ajo që sot trajtohet në katedrat universitare do të zërë ekranet pas njëzet vitesh. Duke kryer me sukses studimet universitare sot do të thotë t’i jepni vetes një avantazh prej të paktën njëzet vitesh”. Umberto Eco
Nëse keni përfunduar studimet Bachelor dhe duhet zgjidhni një master, shihni programet që ofron Instituti i Studimeve Europiane.
Master i Shkencave në tri drejtime:
· Legjislacion dhe Institucione të BE-së
· Politikat dhe Qeverisja në Europë
· Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare


Pse të studioni në ISE?


Studimet në ISE kanë objektiv formimin e integruar akademik në fushat juridike, sociale dhe ekonomike. Për të analizuar zhvillimet në Europën e sotme nevojiten kompetenca në këto fusha, por edhe duke i gërshetuar ato me një kuadër historik e kulturor të rrugëtimit të shoqërisë europiane.
Shqipëria është një vend që mëton të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Çfarë më mirë se një diplomë e tillë mund të vlejë për t’u integruar në tregun e punës dhe për t’u përfshirë në projekte të organizmave ndërkombëtarë në vend e jashtë Shqipërisë.

Instituti i Studimeve Europiane

Please follow and like us: