Albspirit

Media/News/Publishing

Anila Bega: Druhem të të pyes – A do më duash sot?

Histori dashurie që kërkon fatin e paracaktuar nga Zotat,
që kërkon të njëtrajtshmen në mendje dhe zemër.
Sa nevojë kam për brishtësinë e tregimeve të tua
për acarin,
moskuptimet,
çoroditë
…e ato pak shpresa
Dhe kam kuptuar se asgjë në botë nuk më bën të kërkoj lëmoshë…
veç dashurisë.
Ndaj,
sa herë vjen mëngjesi
Druhem të të pyes: A do më duash sot?

Please follow and like us: