Albspirit

Media/News/Publishing

Dramat e Shekspirit shiten në Nju Jork për 9,97 milionë dollarë në ankand

Një kopje e përmbledhjes së dramave debutuese të dramaturgut anglez, Ulliam Shekspirit u shit sot për 9,97 milionë dollarë në ankand, në Nju Jork, një rekord për një vepër letrare. Kopja e shitur, është njëra nga gjashtë kopjet ekzistuese që mbahen tani nga koleksionistë privatë. Çmimi i paguar për librin, i cili përfshin komisione dhe kosto, ka tejkaluar kryesisht pjesën e sipërme të vlerësimit të propozuar nga shtëpia e ankandit “Christie’s”, me rreth 4-6 milionë dollarë. Përmbledhja, e shtypur në vitin 1623 dhe që bashkon 36 drama të Shekspirit, ndonjëherë konsiderohet si vepra më e madhe letrare në gjuhën angleze. I botuar pas vdekjes së Shekspirit (1564-1616), libri është rezultat i punës së dy miqve të autorit, John Heminge dhe Henry Condell. Ai përmban pjesë kryesore që ka të ngjarë të mos ekzistojnë jashtë këtij botim, përfshirë veprat “Makbethi” dhe “Nata e Mbretërve”. /ata.al/

Please follow and like us: