Albspirit

Media/News/Publishing

Besnik Velaj: Kush po e shkatërron Folklorin Lab?

 

 

Para disa vitesh, folklori  lab i të gjitha trevave në Himarë, Lumin e Vlorës e Myzeqe shkëlqente se në krye të këtyre grupeve qëndronin folkloristët-rapsodët e nderuar si Feti Brahimi, Dule Havari, Meleq Kapllani, Muhamet Tartari, Lefter Çipa, Hyseni i Smokthinës respektivisht me aktivitet në Kotë, Dukat, Kaninë, Vranisht dhe bregun e Detit, Himare. Të gjithë i kanë penguar kryetarët e bashkive të të gjitha krahëve politikë, kryetarët ë qarqeve që bëjnë tenderë për interesa të tyre. Lefter Çipa-perla e Bregut të Detit (Himarë) përjashtohet kohë më parë nga filogrekët që nuk u nxihet faqja, janë të pashpirt se i nxjerr zbuluar për anti-shqiptarizëm kënga labe himariote e Neço Mukës. E shkatërrojnë disa të ardhur në Vlorë me cilësinë e kunatit të shokut Xhemal, duke u bërë “perla” e pavlerë e folklorit lab. Turp i madh për rapsodët, këngëtarët, valltarët që i servilosen këtyre megalomanëve si folklorist të akshameve të zinj të fundosjes së folklorit lab…por do t’i marrin të keqen folklorit të Labërisë. Një gjë të tillë nuk duhet ta lejojnë edhe pushtetarët që këta ”folkloristë” me çitjane vakie të dalin nëpër skenat tona me ha-ha, të bëjnë ligjin në Qarkun e Vlorës. Ka dhe disa artistë të tjerë pensionistë që e shkatërrojnë folklorin si kryetarë të “shoqatave (anti)-kulturore-folkloriste) të Labërisë… që të kujtojnë shkrimtarin e madh, të dashurin tonë Dritëro Agollin me romanin e tij “Shkëlqimi dhe rënia e Shokut Zylo”. Po çfarë folkloristë janë këta zotërinj që i këndojnë për para  çdo partie në pushtet dhe udhëheqësve të tyre… për urime që mos tubohen ”puçe” si në kohët e socializmit të parë që shikonin e dëgjonin edhe këngët e zogjve mos ja u kishin kurdisur armiqtë e jashtëm e të brendshëm. Turp i madh në demokraci, politizohet folklori për të fërkuar kokën e dollarit, këngët e popullit-krijuesve, duhet t’i këndojnë vajzës, maleve, heronjve tanë, shpirtit njerëzor dhe jo puçeve politike si fallxhorët me filxhanët e kafeve. Ç’janë këto që bëhen, pse po e shkatërroni folklorin Lab o ju njerëz të paaftë…?

Pushtetarët duhet të vënë dorë, folklori buron nga populli dhe jo nga sharlatan. Zotërinj pushtetarë a kini dijeni që ne teatrin “Petro Marko” nuk punon më muzikanti i talentuar Krenar Zanko, e kanë hequr prej kohësh nga puna, se nuk u shkon pas avazit numrave njëjës. Krenar Zanko bëri 12 vjet në Estradën e Vlorës, vendosi muzikën e gjallë popullore tradicionale-qytetare vlonjate,afroi gjithë instrumentistët më profesionist që kanë në gjakun e tyre këngët vlonjate si Aristotel Qëndron, Vasil Çunin, Artan Çobanin, këngëtarin e madh Shaban Shabanin, sot e nxjerr bukën e gojës duke punuar peshkatar, këngëtaren Tefta Kondo etj. etj. Muzikanti Krenar Zanko ka bërë 16 vjet shkollë për muzikant, për pianist, kompozitor, dirigjent. Ka disa vjet që Vlora nuk këndon më, i janë mbaruar këngët, kanë heshtur këngëtarët, ka vdekur kënga, qyteti bregdetar  është pa këngë dhe vajton kohën kur kishte këngë, kur kishte folklor, qendra kulturore hesht, asnjë lloj aktiviteti dhe festival i të rinjve. U harruan shpejt këngëtarët e mëdhenj Meliha Doda, Reshat Osmani, Konstandin Thana, orkestra “Bilbil Vlora”… teatri ka vdekur dhe na ka lënë kujtim të trishtuar fotografit e aktorëve-regjisorëve. Kur vdes ndonjëri që ka mbetur teatri “Petro Marko” është kthyer në shtëpi varrimi nga ku dalin të ndjerët  që përcillen për në banesën e fundit në varret e Babicës. E vetmja gjë që shikohet dhe dëgjohet në pallatin” Petro Marko”, janë këngët e ulërimat në gjykatën aty pranë dhe të lehurat e qenve të uritur që të luten për tu shuar urinë e tyre. Amin për foklorin, këngët, vajtimet, indiferencën e madhe 30-vjeçare si shkaktarë që shkruam më sipër…??!

Please follow and like us: