Albspirit

Media/News/Publishing

Artan Lame humb babanë nga Covid-19!

Dy ditë pasi rezultoi pozitiv në testin për koronavirus, kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame ka humbur babanë. Lajmin e ka konfirmuar vetë Lame në një postim në “Facebook”. Ai shprehet i trishtuar për humbjen e të atit dhe bën me dije se u nda nga jeta si pasojë e një sëmundjeje. “Me trishtim ju bëj me dije se babai, Adili, nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen. Të gjithë menduam se do t’ja dilte, por nuk kish qenë e thënë. Iku i qetë, duke na lënë të gjithëve midis trishtimit që nuk ju gjendëm dot pranë në momentet e fundit. Ftoj të gjithë ata që e patën njohur në jetë, ta kujtojnë gjithmonë me humorin e përhershëm dhe dashurinë për jetën”, shkruan Lame krahas fotos së babait.

Please follow and like us: