Albspirit

Media/News/Publishing

Sadik Bejko: Mbi falsifikimin e Lisandri Kolës

http://qbd.gov.al/lisandri-kola/

Më poshtë keni dy fotokopje.
Kur pashë atë që postonte Kola Mark, fotokopje të indexit te Bibliotekës të falsifikuar, ku “Ditët Everest të jetës sime” ishin bërë “Ditët e Enverit të jetës sime”, u lëndova dhe shkrova si më poshtë:

Kola Mark, ke falsifikuar indexin e Bibliotekës. Ai është një cikël vetëm me poezi dashurie. Më ka thënë atëherë Rudolf Marku: ke shkruar një cikël poetik të lumtur. Ai nr. i gazetës “Drita”, 10 .12. 1972 ekziston. Me fotoshop falsifikatorët kanë ndërruar titullin për një poezi që nuk është shkruar dhe botuar kurrë nga unë.
Mjerë ju.
Ato janë poezi për një grua që e dashuroja. Jam krenar që kam botuar një cikël vetëm me poezi dashurie në një gazetë në kohën e diktaturës. Nuk ka fije politike në atë cikël.
Një gjë më bën përshtypje. Pse duhet të falsifikoni? Unë jam 77-78 vjeç, nuk kërkoj as punë, as lavdi, as tituj, as dekorata. Nuk jam as nder i lagjes, as qytetar nderi i fshatit, as poet mjeshtër i madh i lokalitetit.
Jam një pensionist i kryeqytetit. Nuk kam qenë spiun. Nuk kam qenë as komunist, as në familje nuk patur komunistë. Pse mundoheni të më bëni pis?

Më pas pashë që Lisandri Kola me kërkonte ndjesë publike dhe botonte fotokopje të faqes së gazetës Drita, datë 10. 12. 1972.
Kanë kaluar 48 vjet. Ju luta Ibrahim Uruçit, kryeredaktorit të atëhershëm të gazetës dhe më botoi 5 poezi dashurie. Gjë e rrallë në atë kohë. Ndjesë pastë, edhe sot ia di për nder.
Dhjete ditë më pas nga kjo datë, po në dhjetor 72, në Festivalin e 11-të te RTVSH kisha tri tekse, dy me motive dashurie, një për Vietnamin.
Më pas unë i pagova rëndë këto… të shkruarat për dashurinë.
Padashur Lisandri Kola m’i kujtoi ca plagë të shkuara…
Veç ne kemi qenë njerëz. Edhe për partinë do të këndonim, se ishte me detyrim. Se ndryshe nuk do të ekzistonim. Do t’i paguanim haraç kohës.
Në këtë rast Lisandri & co nuk qëlluan në shenjë.

Lexojeni poezinë “Ditët Everest të jetës sime”.

Nuk ka lidhje me ditët e Enverit…

 

Poezia e shkruar prej meje

Teksti i falsifikuar i Lisandri Kolës.

Please follow and like us: