Albspirit

Media/News/Publishing

Shtypi zviceran/Oriola Marashi nuk ndalet, hap sfilatën e markës ndërkombëtare

“Ndihem e nderuar”, Oriola Marashi hap sfilatën e markës ndërkombëtare dhe nuk mund të ishte më e lumtur se kaq

Oriola Marashi hap sfilatën e markës së njohur botërore

https://www.intv.al/wow-oriola-marashi-hap-shfaqjen-e-guess-e-nderuar-foto-107132?fbclid=IwAR2cRzGyfcM_jFsioawE2dux4fWLqt4LhXy8_2tfRfvQw2op4Qqg9_RcGeM

Oriola Marashi supermodelja më e njohur në viset shqiptare dhe arenën ndërkombëtare, që krahas modelingut ka edhe mjaft pasione të tjera dhe sidomos këngën, ka lidhur një kontratë me markën më të njohur të veshjeve dhe aksesorëve “Guess”. Së fundmi modelja shqiptare ka pasur nderin të hapë sfilatën e “Guess” me një nga veshjet e saj të preferuara, shkruan gazeta zvicerane ne gjuhen shqipe “Le canton27.ch”

Oriola Marashi ka ndarë në rrjetin social Instagram disa video duke u përgatitur nga grimierët për spektaklin, ndërkohë që ajo nuk ka ngurruar të shkëpusë disa çaste nga momentet parapërgatitore.

“Duke hapur shfaqjen, ndihem e nderuar. Në dashuri me ‘look-un’ tim të parë. I dua veshjet e mia”, ka shkruar Oriola përkrah videove.

Oriola Marashi ka qenë edhe më herët pjesë e sfilatave të “Guess” dhe debutimin e saj të parë për firmën e pati disa muaj më parë. Fama e saj i ka kaluar prej kohësh kufijtë shqiptarë dhe sot është një nga modelet më të kërkuara edhe jashtë vendit.

Por nuk është vetëm ‘Guess” që e ka bërë imazh të veprimtarive të saj, shumë kompani të tjera me reputacion i janë drejtuar asaj për bashkëpunim, por kufizimet nga paandemia e Covid-19 nuk e kanë lejuar të marrë pjesë.

Please follow and like us: