Albspirit

Media/News/Publishing

Tefta Sala: Adhuroj të kem pak pushtet!

 

Adhuroj të kem pak pushtet.
Të shkatërroj sarajet e një merimange
që vetëm i ndërton fshehurazi
në intimitet.
Adhuroj të kem pak pushtet.
Të mbledh disa para e më pas të zhdukem
diku, të marr rreze nën hijen e një shelgu
ndanë një liqeni indiferent kundrejt mishit
tim të tejzhveshur krejt.
Adhuroj të kem pak pushtet.
Të ble një shtëpi buzë detit, aty ku liria është
e gjitha një femër që fle me demonët në një shtrat.
Pa pasur turp për hiret e saj ekstreme
që ndezin epshisht edhe djallin prift në parajsë.
Adhuroj të kem pushtet, të rreshtoj krenaritë
e mia në rradhë.
E urisë së pakuptueshme të disa meshkujve
klandestinë t’i them e qetë:

– Ah ju nuk meritoni të mbeteni as në vjeshtë!

20.10.2019.

 

Please follow and like us: