Albspirit

Media/News/Publishing

Beatriçe Balliçi: Është cikël dashuria

 

Mos u ndje në faj
Me zemrèn e copëtuar në duar
Mos më bëj të qaj.
Është cikël dashuria
Dikur vdes dhe ajo
Si një trumcak në dëborë.
Mos qaj
Tani që po ikën rrugës ku
Veç vije.
Dhe mos u përpiq
Të gjesh një shkak
Jo çdo përfundim e ka një përgjigje.
Është cikël dashuria
Si një zjarr i madh
Flakëron deri sa digjet.

Please follow and like us: