Albspirit

Media/News/Publishing

Martin Biba: Sporti, në drejtim të paditur?

 

Futboll nuk luhet, baskebolli, volejbolli, mundja, peshngritja, boksi, xhudo, qitja, arte marciale etj, po mbushin 1 vit pa aktivitete kombëtare.

Qeveria as nuk e vë ujin në zjarr për sportin, sporti pret pothuajse në heshtje dhe pret talljen e rradhës prej saj.

Sporti elitar dhe federatat olimpike e jo olimpike shumica në heshtje.

Se kujt i shërben kjo heshtje hajde e kuptoje po deshe?

Aktori kryesor i sportit Komiteti Olimpik është futur në skutat më të errëta në historinë e tij. Afati i skadimit të rezolutës po afron 31/12/2020 dhe ka informacione që drafti i statutit që pritet për miratim, në ndryshimet aq të domosdoshme për funksionimin e KOKSH, nga komisioni statutor i miratuar në kundërshtim me mënyrën e votimit pra online, ku statuti e ndalon këtë llojë votimi, po i shton titujt individualë me të drejtë vote dhe po kështu shoqatat sportive false vetëm për një qëllim atë të manipulimit të votave në asamblenë e ardhëshme të KOKSH-it. Ju bëj thirrje kolegëve drejtues të sportit të reagojnë pasi kjo situatë duhet të zgjidhet në të mirë të sportit elitar dhe amator!

Heshtja e gjatë dhe e pakuptimtë është robëri! Problemet vijnë për t’u zgjidhur e jo për t’i lënë në heshtje dhe në gremisje!

Reagoni të dashur drejtues federatash se e kemi për detyrë!

Unë jam optimist se shumica dërmuese do të dijë të zgjedhë më të mirët në organet e reja drejtuese të KOKSH-it dhe sëbashku do ia dalim të kemi oponencë dhe partneritet me çdo qeveri në të mirën e sportit tonë!

Ditë e javë të mbarë dhe Zoti i bekoftë sportistët tanë që ushqejnë me djersën dhe gjakun e tyre valvitjen e flamurit tonë kombëtar!

Please follow and like us: