Albspirit

Media/News/Publishing

Emil Asdurian: ZONJËS SZYMBORSKA DHE VETES

Për mua bota nuk ish kurrë kaq e vogël sa
ta mbaj ndë duar, ndoshta është kjo arsyeja që
kërkoj çdo imtësi e të përqëndrohem në më të
rëndësishmen e saj, të paktën kjo qe ç’besoj,
ndaj të përshkruhej nga një buzeqeshje s’mjafton,
as nga një varg a libër, magji asnjëherë e thjeshtë,
si jehona e lutjeve të ethshme nga murgj të lashtë
të përkushtuar që për këto të fshehta me hije plot pluhur
mbi fletë lëkure dinë më shumë dhe me temjan sytë e
pafajshëm përskuqin, pengun e etërve: vegimet e luftës,
thërrimet e shpërblimit dhe pjesën e dikës së tyre për
një ide, besimin që patën të mos besojnë gjithmonë në asgjë!
Për këtë bota kurrë nuk qe kaq e vogël sa ta mbaja në
dorë, por stërmadhërisht e frikshme, fare e pasigurtë
në dije, vërtet e rreme… kështu dua të shkruaj veç për ty!
Edhe pse ka një ton me të tjera arsye, dhe një të vetme
më të rëndë se një ton, atë të pandryshuarën në mijëvjeçarë,
më njerëzoren mes perëndive, për kë dashuron!

8/8/2020.

Emil Asdurian: TO MADAME SZYMBORSKA AND MYSELF!

Please follow and like us: