Albspirit

Media/News/Publishing

Albina Deda: Jeta e gruas shqiptare, veçse propagandë e laboratorit mashtrues të piktorit dështak!

 

Sot është Dita Ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave!

Dhuna ndaj grave është shkelje e të drejtave të njeriut.

Dhuna ndaj grave është pasojë e diskriminimit ndaj grave, në ligj dhe në praktikë, si dhe pabarazi e vazhdueshme midis burrave dhe grave.

Dhuna ndaj grave ndikon dhe pengon përparimin në shumë fusha, duke përfshirë çrrënjosjen e varfërisë, luftën kundër HIV dhe AIDS, paqen dhe sigurinë.

Dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është e pashmangshme.

Parandalimi është i mundur dhe thelbësor.

Është tronditës fakti që një në tri gra ka përjetuar dhunë fizike ose seksuale gjatë jetës së saj – një pandemi e përmasave rajonale dhe globale.

Pavarësisht makiazhit me kolore e batuta banale kafenesh të Edi Ramës sot gjendja e gruas në Shqipëri është nën një presion mesjetar duke reflektuar dhe vetë qeverisjen klanoro-sulltanore të vendit.

Nënat e vajzat shqiptare vuajnë jo vetëm mbeturinat e doket e kaluara, por jetojnë ekonomikisht skajet e mbijetesës, pa punë, por dhe kur punojnë ato marrin paga të trishtueshme në një shoqëri të kushtueshme.

Turp për një kryministër që me çitjane e batuta tallet anekënd Shqipërisë e mijëra nëna nuk kanë drekën t’ua shërbejnë vogëlusheve, nuk kanë mundësi t’u blejnë medikamentet nëse sëmuren, apo t’i drejtohen spitaleve të Rilindjes ku mungon gjithçka dhe gjithë kostoja duhet të mbulohet nga ato vetë, pa përmendur qindra që jetojnë pa energji e pa ujë të ndaluar nga ‘reformatori’ i çitjaneve!

Sot në varreza anë e kënd vendit prehen tragjikisht qindra gra e vajza të vrara e masakruara, ndërsa në spitale paraqiten me mijëra të rrahura kafshërisht e të dhunuara.

Natyrisht nuk jam aq infantile sa të fajësoj Edi Ramën për çdo rast, por kam gjithë argumentet jetësore njerëzore e psikologjike ta fajësoj e ngrej gishtin mbi të në dy aspekte të cilat përbëjnë shtyllën dhe shtysën themelore të kësaj gjendje:

E para ne jemi një vend i vogël që jetojmë energjikisht epokën dixhitale dhe nuk ka njeri që nuk e di me shembuj se Kryeministri i Shqipërisë është i dalluar e provuar botërisht si një dhunues frekuent grash. Ky fakt i jep kurajo deri në qytetari krimit e dhunës ndaj grave.

Edi Rama në 7 vite qeverisje ka rrënuar jo vetëm moralin demokratik, por dhe rendin ekonomik duke e shndërruar vendin në ‘parajsë’ të varfërisë e krimit!

E këtë më shumë se kushdo e përjeton dhe e pëson gruaja.

Emancipimi e revulocionarizimi i jetës së gruas shqiptare janë veçse pikturë e degraduar propagandistike e laboratorit mashtues mediatik të Edi Ramës.

Ndaj le të mos ndalojmë së ngrituri zërin, të reflektojmë, të protestojmë për të shporrur simbolin kombëtar e individual të dhunës së grave shqiptare dhe jo vetëm me një emër të përveçëm: Edi Rama.

Kjo nuk zgjidh ”deus ex machina” çdo problem të zonjave shqiptare, por shkallmohet një skelë themelore që mban gjallë krimin dhe dhunën ndaj grave.

Please follow and like us: