Albspirit

Media/News/Publishing

Timo Flloko: Erdh’ ndarja e ftohtë si dimri polar

Tani që trupin ta pushton një tjetër,
Nuk brengosem, s’më mbyt xhelozia,
S’kam ankth si dikur, as dyshimi s’më bren,
Pasion i përkohtë paskësh qenë dashuria.

S’i ikim dot instinktit primitiv,
Me ndjesi të çuditshme na krijoi natyra,
Në labirintet e vetes kurrë s’gjendet misteri,
Si lind, zbehet dhe vdes dashuria.

Erdh’ ndarja e ftohtë si dimri polar,
Përshëndetja e fundit pas xhamit,
Një fjalë e pathënë më mbet në fyt,
Si kafshim i Mollës së Adamit.

Please follow and like us: