Albspirit

Media/News/Publishing

Bislim Ahmetaj: Kush po na i shëmton heronjtë?!

Turp, kush e ka shëmtuar deri në këtë masë Adem Jasharin!
Turp e faqja e zezë për atë që ka paguar pare për ta paraqitur kaq keq Heroin e Kombit, Adem Jasharin.
Mediokritet dhe ligësi njëherësh vendosja e kësaj gërmadhe artistike që më shumë i ngjet një shpife arash se një pune artistike në një qendër tregtare e cila frekuentohet nga mijëra njerëz në ditë.
Po si mund të jetë Adem Jashari pa bythë, morë ligavec?!
Po kujt i ka ndejt gaditu Adem Jashari, o mjeranë?!
Po ku ia ke gjetë atë karabinë me ia varë në krah, mor legen?!
Po ftyrën more i paftyrë pse ja ke ba si të Marksit?!
Haram i paç paret që ke marrë ti që je paraqitë si skulptor, po edhe ai që ti ka dhanë dhe nuk e heq urgjentisht atë skulpturë të shëmtuar nga njëra prej qendrave më të mëdha tregtare në Prizren.
Është hera e dytë që Adem Jashari përçudnohet, shfytyrohet, çvlerësohet, shëmtohet nga pseudoartistë, apo skulptorë amatorë dhe kjo tashmë s’më duket më një ngjarje e rastësishme.
Herën e parë e patën vendosur në hyrje të rrugës së ambasadave në Tiranë një ‘përmendore’ që e paraqiste Adem Jasharin bash si një përbindësh.
Prezantim më shpërfytyrues dhe të frikshëm para qytetarëve të Shqipërisë dhe përfaqësuesve të trupit diplomatik në Tiranë se sa ajo pamje e legjendarit Adem Jashari s’mund të kishte.
Falë zotit veproi arësyeja dhe ajo vjelltinë e bronxtë që ngjallte frikë dhe neveri u zevëndësua me një përmendore dinjitoze të skulptorit meritor Mumtaz Dhrami.
Kjo që pash sot në një qendër biznesi në Prizeren ishte edhe më përçudnuese, edhe më çvlerësuese, edhe më e trishtueshme.
Heqja urgjente e asaj shëmtie prej ku e kishin mbjellur ligësisht do të ishte jo vetëm një shërbim në emancipimin e shijeve estetike e kulturore të qytetarëve, por edhe një kontribut për edukimin kombëtarë të brezave.
Shëmtimi i heronjëve përmes pseudoartit për mua është punë e qëllimshme e mendjeve djallëzore që shqiptarët i duan keq e më keq.

Prizren, më 29 Nëntor 2020.

Please follow and like us: