Albspirit

Media/News/Publishing

Albina Deda: Në ditën ndërkombëtare  për Personat me Aftësi të Kufizuar!

Albina Deda: Papërgjegjshmeria dhe pashpirtësia e Rilindjes ka kaluar cdo kufi!

 

Sot është dita ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuar (PAK)!

Kjo ditë në Shqipëri i gjen këto shtresa në nevojë në ditët më të vështira dhe të braktisur nga shteti.

Pagesat e PAK nuk janë rritur. Madje ka dhe largime nga skema e pagesave në mënyre selektive dhe pa shkak mjekesor të argumentuar.

Premtuan punësimin e të paktën të një personi me aftësi të kufizuar në administratë publike apo dhe në privat.

Jo vetëm nuk u punësuan, por ka patur dhe denoncime publike nga vetë persona me aftësi të kufizuar për largime nga puna edhe për bindje politike.

Të gjitha masat drastike në 7 vite që mori kjo qeveri  rëndojnë edhe më shumë këtë shtresë.

Edhe shërbimi shëndetësor që u premtua falas ishte një mashtrim.

Sot medikamentet dhe shërbimet shëndetësore blihen më shtrenjtë dhe sorollatjet nga sistemi janë evidente.

Radha dhe pritje me muaj të tërë në sistemin publik, që i detyrojnë të drejtohen në privat dhe të paguajnë shërbime që shteti duhet tua garantojë.

Shumë medikamente të listës së barnave, alternativë e parë janë jo efektive  dhe këto pacientë me AK blejnë me diferencë çmimi  alternativë  e dytë ku paguajnë më shumë.

Nëse në familje ke një të sëmurë të gjithë angazhohemi për ta ndihmuar dhe kujdesur.

E tillë duhet të jetë dhe përkujdesja e shtetit për këto individë.

Por siç e dimë askush nuk kujtohet për njerëzit në nevojë, duke shkuar deri në babëzi të tyre, duke shpërdoruar fondet apo më troç duke i vjedhur për lukset e tyre, makina të shtrenjta, vila luksoze, udhëtime jashtë shtetit, jetë të shfrenuar…

Braktisja e qytetarëve në mbarë vendin është evidente, varfëria po rritet çdo ditë, por kjo shtresë po shkon drejt mjerimit dhe harresës totale të shtetit që tashmë ka rënë në dorë të të pamëshirëshmëve, të kriminelëve që për para dhe pushtet nuk njohin dhe mohojnë dhe prindët e tyre.

Kjo kategori pret dorën e çdo njerit  prej  nesh.

Secili në mënyrën dhe mundësitë tona të ndihmojmë dhe lehtësojmë jetën e vështirë deri në mbijetesë.

Please follow and like us: