Albspirit

Media/News/Publishing

Albina Deda: Partia Demokratike, mision dhe fuqi e ndryshimit

 

Edhe pak ditë na ndajnë nga ndryshimi i madh i 25 Prillit.

Në fakt ky nuk do të jetë një rotacion normal pushteti politik.

As dhe një ndarje e logjikshme nga një pushtet i çmendur  klanor, kleptokratik e despotik deri në limitet e një sulltanati mesjetar!…

Është tejet më shumë.

Është dita e një reflektimi të thellë kombëtar të një populli jo vetëm të vjedhur e të rrënuar ekonomikisht.

Ka ardhur një kohë e përsëritur poshtërsisht si para 30 vitesh kur duhej të ndaheshin dy botë e ne ishim në zgripin e skajmë të depersonalizimit nacional.

Dhe siç ndodhi atëhere do të ndodhë dhe sivjet.

Klika do përmbyset me çdo kusht ndryshe do të atrofizohemi deri në zvetnim e pse jo në depopullim masiv siç dhe po ndodh me shpejtësi.

Sot nuk ka vetëm  më një të djathtë kundër një të majte politike dhe një program që ka supermaci kunder një programi tjetër!…

Sot ka një popull kundër një grushti të vogël i cili ka degraduar deri në të paimagjinueshmen në historinë moderne të kombeve.

Sot një i çmendur si Edi Rama i rrethuar nga një klikë hajdutësh e imoralësh të paprincip po mendon të sfidojë jo vetëm kombin por botën e civilizuar.

Ai i çmendur nga largimi është kthyer në një gjarpër të plagosur i cili nga legjendat thuhet se nuk jep shpirt deri në muzg.

Ai i njohur si një i sëmurë prej 4 dekadash klinikisht i kartelizuar po aspiron të çmendë gjithë shqiptarët!…

Ai me cmendurinë e tij ka eklipsuar dhe pandeminë globale dhe pasojat e saj tragjike.

Bëmat e tij do të ngelen si precedent në historinë e kombit tonë dhe brezat do ta kujtojnë me neveri duke lënë poshtë fotos së tij epitafin “Si ky nuk duhet të jetë kurrë një njeri…”.

Natyrisht që nuk ka kohë tjetër më emergjente për një komb që të reagojë.

Koha jonë e aspirata europiane teorikisht ndoshta nuk e pranon revolucionin, por në fakt edhe ai është pak që ky kryeministër i çmendur e njeri-neveri të pësojë fatin e Ben Alisë së Tunizisë…!

Por nuk jemi në kushtet e pamundësisë përkundrazi po numërojmë ditët e fundit drejt shpresës e ngadhnjimit.

E ajo ditë po troket.

Është dita e votës, fuqisë së vetme të demokracisë.

Ndaj jo vetëm ne që zgjodhëm të qëndrojmë në Atdhe, por çdo shqiptar në çdo cep të botës le të kthehet një ditë të vetme për t’i dhënë kombit një shekull jetë vetëm me një votë kundër këtij të çmenduri të cilin jo vetëm ta largojmë, por ta dërgojmë në qendra të specializuara  psikiatrike  për t’u kuruar.

Tani është koha… sot nuk ka të majtë e të djathtë.

Ka vetëm një front me shqiptarë të dhunuar kundër një mostre që kërkon për të na depersonalizuar.

Apeli im nuk është krejt politik.

Është apel njerëzor e shqiptar.

Kohë tjetër nuk shoh më tutje.

Flas për kohë normale… sepse dijeni që kurrë pas 25 Prillit nuk do ketë kurrë një karrige kryeministrore për një psikoman të deklaruar si Edi Rama….por le të bashkohemi e ta përcjellim me votë masive plebishitare./albspirit.com/

Please follow and like us: