Albspirit

Media/News/Publishing

Biden i shkruan Vuçiqit, kërkon njohjen e Kosovës

Uashington / Beograd, 7 shkurt 2021 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka inkuarajuar Serbinë që të bëjnë “hapa të fortë përpara“ për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Kosovën që përfshin njohjen reciproke midis dy vendeve.

Presidenti Biden e ka bërë këtë në një letër dërguar Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prag të Ditës së Shtetësisë së Serbisë, ku ka premtuar mbështetjen amerikane për procesin e integrimit evropian të Serbisë dhe për arritjen marrëveshjes me Kosovën.

“Ne mbetemi të palëkundur në mbështetje të qëllimit të Serbisë për integrimin evropian dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni të bëni hapa të fortë përpara për ta arritur këtë qëllim – duke përfshirë krijimin e reformave të nevojshme dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën të përqendruar në njohjen reciproke“, thuhet ndër të tjera në letrën e Presidentit Biden.

Letra e plotë e Presidentit Biden:

 

Shkëlqesisë së tij

Aleksandar Vuçiq,

President i Republikës së Serbisë

Beograd

 

I nderuari Z. President,

Në emër të popullit Amerikan, juve dhe bashkëqytetarëve tuaj, ju shpreh urimet e mia të përzemërta me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, më 15 Shkurtit. Ndërsa përkujtojmë 140 vjet të partneritetit midis dy vendeve tona, Shtetet e Bashkuara mbajnë angazhimin e tyre të qëndrueshëm për promovimin e bashkëpunimit ekonomik, stabilitetit rajonal dhe vlerave demokratike. Ne mbetemi të palëkundur në mbështetje të qëllimit të Serbisë për integrimin evropian dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni të bëni hapa të fortë përpara për ta arritur këtë qëllim – duke përfshirë bërjen e reformave të nevojshme dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën të përqendruar në njohjen reciproke. Forca e marrëdhënieve tona është e ndërtuar mbi një histori të thellë të lidhjeve ndërnjerëzore, duke qenë aleatë në të dy Luftërat Botërore dhe ne çmojmë kontributet e mëdha që serbët i kanë dhënë shoqërisë amerikane në shumë fusha. Ne e vlerësojmë gjithashtu bashkëpunimin tonë të ngushtë në luftimin e pandemisë COVID-19 ndërsa përballemi bashkërisht me këtë sfidë të paparë globale. 

Unë pres të punoj me ju për të thelluar lidhjet e miqësisë midis vendeve tona dhe për të forcuar marrëdhëniet midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ju uroj ju dhe popullit të Serbisë një festë të gëzueshme.

 

Sinqerisht,

Joseph R. Biden Jr.

Please follow and like us: