Albspirit

Media/News/Publishing

Bejdo Malo: Një vështrim i shpejtë për historinë e Malëshovës

 
Fshati i boshatisur Malëshovë është pjesë e Njësisë administrative Këlcyrë, e Bashkisë Këlcyrë në Qarkun e Gjirokastrës. Ndodhet 123 km larg kryeqytetit të Tiranës dhe aeroportit ndërkombëtar të tij, si dhe 70 km larg qëndrës së Qarkut të Gjirokastrës. I përket trekëndëshit midis Përmet-Tepelenë-Gjirokastër. Produkt i kafshimit gjegrafik, gjuhësor, kulturor dhe zakonor të këtyre tre rretheve. Lulëzimin e ka patur në vitet 1932-1955. Pas këtij viti ka pësuar regres deri në zgripin e boshatisjes. Lidhjet martesore 1800-2000 janë me Peshtan, Dragot, Mezhgoran, Lekël, Arrëz, Tepelenë, Zhej, Doshnicë, Zagorie, Mbreshtan, Zhepovë Përmet. Në zonë gjenden shumë burime natyrore, gjeologjike, kanione, male, liqene, ujëvara, shpella, formacione shkëmbore, fosile, parqe kombëtare, monumente natyre dhe shumë specie të florës e faunës. Gjithashtu gjenden edhe burime të trashëgimisë kulturore, si vende arkeologjike, folklorit, artizanatit, evente kulturore, historike, fetare dhe festivale. Popullsia lokale shquhet për gatimin e ushqimeve tradicionale lokale, degustimin e pijeve, vrojtimin e kafshëve, shpendëve dhe zogjve. Në 1950 kishte rreth 350 shtëpi e 1022 banorë. Shkolla u hap për herë të parë në vitin 1934, nga Kamber Kazazi nga Elbasani.
Malëshova është mbreti i sherebelit, çajit malit, arrëve dhe fauna mbizotërohet nga ujku, derri egër, gjeli pula e egër, thëllëza, kunadhja, lepuri dhe dhelpëra. Gjuetia e tyre ka qënë prioritare. Ismail Demiri konsiderohet si gjahtari më i mirë. Kafshë shtëpiake mbanin dhen, dhi, lopë goricë, mushka, gomerë dhe qen stani. Malëshova ka kishën e Shënkollit e cila ka simotra të saj dhe shtatë të tjera. Tre kisha të Shën Kollit dhe Kisha e Shëngjergjit janë në Leskaj të cilat u shkatërruan në vitin 1967. Po ashtu dhe Shën Kristofori, kisha mëmë e Shënkollit në Malëshovë dhe kisha e Limarit. Ka pesë vende të shenjta Kondisma. Më e shenjta në Kapedanaj në Malëshovë. Ka nje Teqe, Teqe e Zastenit e shkatërruar në 1967. Xhamia e Leskaj e vitit 1850 e kthyer në shkollë, e ndërtuar nga Sheh Iljazi, tre Mekame, të ndërtuara nga Sheh Myftar Sina, nga Sheh Agush Caushi dhe Haxhibabai ndërtuar nga Sheh Ameti. Kishte dy mullinj bloje drithi, mulliri Haredinit dhe mulliri i Zogo Meshinit. Numëroheshin rreth 30 kazanë rakie. Malëshova spikat për rakinë e famshme të manit të zi dhe pjesa tjetër limar Leskaj për raki mani të zi dhe rrush. Mbi Kacorr në Kuluricë ndodhen të vetmet saraje të mbështjella me mister. Shtëpitë e tjera janë përgjithësisht dy katëshe, kazi parë qilar bagëtish, i dyti për banim. Flinin me bagëtitë për shkak të vjedhjeve të medha.
Kanë qëndruar neutralë ndaj historisë, sehirxhinj ndaj komunizmit, të imponuar për t’iu nënshtruar regjimit. Asnjëherë se kanë dashur luftën, i kanë qëndruar larg. Për shkak të mbijetesës pranuan luftën civile 1939-1944. Vuajtën pasoja të mëdha për shkak të Sejfulla Malëshovës. Dega e Punëve të Brendshme Përmet ka luajtur një rol shumë special që të mbajë të përçarë, të frikësuar, gojëkyçur malshovitët. Pas një strategjie të detajuar të komunizmit Malëshova në vitin 1970, mund të quhej plotësisht e nënështuar, e përçunduar, e shpërfytyruar, e varfëruar duke arritur që regjimi i asaj kohe të krijonte një nga organizatat e PPSH, nga më famëkeqet. Pas këtij viti Komiteti i Partisë Përmet s’kishte nevojë të merrej me Malëshovën, pasi malshovitët ia bënin gropën njeri-tjetrit për bukuri. Njeriu i pafytyrë, i ashtuquajturi njeriu i ri, margjinalizoi Malëshovën. Aq e madhe ishte shpëlarja e trurit sa dhe breza të lindur në 1990, nuk shkëputen dot nga kthetrat e murtajës së kuqe. PPSH, ose mitra e kuqe e komunizmit hyri midis burrit e gruas në Malëshovë, midis fëmijës e prindërve, vëllait e motrës. Nëse do të deklasifikoheshin dosjet e Degës së Punëve të Brendshme të Përmetit, do shikohej fytyra e vlrtetë e tragjedisë që i shkaktoi Malëshovës komunizmi. Malëshovën e përvëloi dhe përzierja e besimeve fetare, të cilën ustallarët e shfrytëzuan më së miri. Malëshova, Gjyma e Limarit, Kalaja dhe një familje në Leskaj janë të krishterë, Leskaj, gjysma e Limarit janë bektashinj.
Kurbeti i parë filloi në kohën e Tanzimatit. Por ata që shkuan lanë kockat në tokën e zisë, Turqi. Pastaj vjen Franca në vitin 1900. Në 1920 fillon emigrimi në SHBA dhe u arrit kulmi me 320 malshovitë kurbetllinj në SHBA.
Në vitin 1924 në SHBA janë 206 fshatarë të krahinës së Malëshovës që kanë qenë anëtarë dhe vullnetarë të shoqërisë “Vatra” dhe degëve të saj në Amerikë. Kontributin e tyre e vlerëson dhe z. Noli kur thotë: “Janë këta malëshovitë dhe mbrezhdanakë që më kanë përkrahur vazhdimisht e tërësisht për të kryer detyrën e shenjtë ndaj kombit”. Është ndoshta kjo simpati e Nolit për malëshovitët, që pas vdekjes së tij ai që e zëvendësoi në kishën autoqefale të shqiptarëve të Amerikës në vitin 1967, ishte at Stefan Lasko nga Malëshova. Një pikë kulmore e ndjenjës së dashurisë dhe respektit për fshatin nga bashkëfshatarët jashtë atdheut, është dhe krijimi i “Kanunores” më 12 korrik 1935 në Çikago. Ajo kishte dy kapituj, i pari me 23 dhe i dyti me 16 nyje, sic thuhet aty me qëllim “zbukurimin e gjendjes së katundit Malëshovë”. Krahina e Malëshovës me bukuritë që i ka falur natyra, por edhe me shpirtin e ndjeshëm të njerëzve të saj është bërë burim frymëzimi për shumë krijues. Vjershat e Llukan Laskos të botuara në “Kalendarin Kombiar” shquhen për forcën dhe frymëzimin ndaj atdheut. Po ashtu të rrëmbejnë me një joshje të veçantë vjershat e Sejfulla Malëshovës që kanë shërbyer si gurrë frymëzimi për një plejadë të më pasme krijuese malëshovite. Poeti Sejfulla Malëshova identifikohet me emrin e krahinës, së cilës i mori emrin por edhe i dha shumë emër, ka qenë sekretar i kabinetit të kryeministrit Fan Noli.
Malëshova kjo krahinë e fshehur malore në Shqipërinë e Jugut, është ndoshta me natyrën e ashpër me klimë kontinetale, mbeti një prej krahinave më primitive në Shqipëri dhe po shkon drejt boshatisjes se plotë. Në këtë zonë të ashpër malore pa rrugë me pakë elektricitet më së shumti është zhvilluar blegtoria e imët. Banorët e kësaj krahine duke parë që të ardhurat ishin të pakëta dhe jetesa e vështirë, shpëtimin e kanë gjetur te arsimimi. Në Leskaj pranë Malëshovës gjendet fragmente muresh të një kalaja të vjetër që komunizmi e quajti kqlq ilire por më shumë është një karakoll që kontrollonte portën e vetme për të hyrë në Zagorie nga Peshtanie cila është ndërtuar , me gurë të gdhendur gëlqerorë në permasa të mëdha të pazbuluar ende por edhe shumë të tjerë të renë në humnerë. Eshtë ende e pazbuluar nga institucionet dhe profesionistet e arkeologjisë. Kalaja ndodhet në një reliev vërtet të veçantë ku mund ta kontrollosh gjithë luginën si dhe njëkohësisht. Ska ambjente banimi.
Malëshova ka kaluar shumë zi buke dhe sëmundjesh, por zia më e madhe ndodhi në kohën e Ali Pashait. Një hajdut që s’la shtëpi e bagëti në Hormovë e Malëshovë pa vjedhur. Ata që shpëtuan gjallë në Luzat, Lekël dhe Hormovë nga shfarosja e krimeve njerëzore të Ali Pashait u strehua në Malëshovë duke shkaktuar një krizë urie. Malëshova do të ishte vendi i ri që u bë streha e tyre në tokat e blera nga Allajbeu i Peshtanit. Ata mbarështuan bagëti dhe vreshta, si dhe ndërtuan shumë shpejt ndërtesat nga e para me gurë, trarë e dërrasa guri. Fshati kishte gjashtë lagje, lagjia e arexhako, lagjia e mesme, lagjia e gropës, lagjia e bregut, kala, ajo e lilos dhe sherishtë. Lagjet lidheshin me rrugica me kalldrem. Fshatarët ishin shumë trima, të zgjuar dhe të besës, aty u hap shkolla e parë greke në vitin 1884 ku mësimi jepej në Kishën e Shën Mërisë dhe Fshati Malëshovë kishte dhe tetë kisha, kisha e Shënmërisë që përdorej si katedrale e fshatit, por që u dogj në rrethana misterioze në Luftën e Parë Botërore. Toponimet e Malëshovës janë të gjitha sllave që nga vetë emri saj fshatrat arat, kodrat, Malëshova (Leskaj dhe Limari) dhe Peshtani kanë pasur shumë lidhje krushqish. Numurohen mbi 50. Pjesa më e dhimshme e Malëshovës janë varret e të parëve mbetur pa zot nga 1000 malshovitët që e kanë braktisur, të cilët kanë lënë prindër dhe të afërmën nën degradimin natyror.
Një ndër emrat e Malëshovës është, Sejfulla Malëshova (Malëshovë, 2 mars 1900 – Fier, 11 qershor 1971) qe sekretar i kabinetit Noli, ndër komunistët e parë, përkthyes dhe letrar shqiptar. Malëshova përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”. Në lëmin letrar, Pipa e përshkruan “babai i letërsisë komuniste në Shqipëri”. Arsimin fillor e kreu në vendlindje, kurse studimet e mesme i kreu në Itali në kolegjin “San Demetrio di Corona”. Këtu së bashku me mikun e tij Odhise Paskalin botoi revistën Studenti Shqiptar, në të cilën botoi edhe vjershat e tij te para. Më pas ndoqi Fakultetin e Mjekësisë në Romë.
Në gjysmën e dytë të vitit 1924 ishte kryesekretar i kabinetit të qeverisë së Fan Nolit.
Pas dështimit të Lëvizjes së qershorit emigroi në Bashkimin Sovjetik. Më 1926-1930 ndoqi universitetin Lemonosov të Moskës për filozofi. Në qershor të 1928 seksioni ballkanik i Kominternit miratoi formimin e një partie komuniste në Shqipëri. Malëshova qe pjesë e programit, për të përkthyer tekstet në bashkëpunim me Llazar Fundon dhe Fan Nolin. Bënte pjesë në Grupin Komunist Shqiptar në Bashkimin Sovjetik me nofkën “Gurin” ishte dëgjues në akademinë “Tolmaçevski”. Më 1931 bëhet anëtar i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, ndërsa dy vjet më pas u emërua pedagog në universitetin ku kishte studjuar.
Në vitin 1934 pranohet në Komintern dhe me këtë detyrë kthehet më 1943 në Shqipëri dhe zgjidhet anëtar i Shtabit të Ushtrisë NAÇL dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Frontit. Më 1944-1946 anëtar i KANÇ-it.
Më 1944 kreu detyrën e ministrit për Shtypin, Propagandën dhe Kulturën Popullore – ministri e cila nuk funksionoi më. Më 1945-1946 nënpresident i Frontit Demokratik. Në Plenumin e Dytë të Beratit në nëntorin e 1944 kritikoi hapur vijën terroriste që kishte kapluar Partinë Komuniste.
Më 1946-50 u zgjodh deputet. Më 1946-48 qe anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Më 1946-47 ministër i Arsimit si dhe kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve dhe Artistëve. Pas kësaj u denigrua vazhdimisht për pikëpamjet e tij “oportuniste” dhe u dërgua të punojë punë të ulëta.
Prej vitit 1956 u vendos në Fier, ku punoi si shitës samarësh.
Më 11 qershor 1971 Sejfulla Malëshova u nda nga jeta dhe u varros në varrezat e vjetra të qytetit. Në vitin 1993 një grup intelektualësh u kujdesen për rivarrimin dhe ceremoninë e munguar për përkthyesin e Internacionales, Gëtes dhe Nekrasovit, apo poetin rebel siç i pëlqente ta quante veten. Kur ishte student në Romë botoi poemën e tij të parë me pseudonimin Kostandini.
Malëshova përktheu atë që ai e quante “abecenë e komunizmit” të Buharinit.Ka lënë dorëshkrim 31 rubaijate të përkthyera, 27 origjinale, 4 apokrife. Nga shënimet që ka lënë kuptohet se është mbështetur në një variant të gjuhës ruse, botuar në Taxhikistan më 1952 prej një orientalisti sovjetik. Në krye të dorëshkrimit gjendet e shkruar “Rubajatet e fundit” (Omar Kajam).
Në tetor të 1949 nis bashkëpunimin me Skënder Luarasin dhe Pashko Gecin për përkthimin e fjalorit rusisht-shqip që parashikohej me 21-22 mijë fjalë autorësia e të cilit, kur u botua më 1954, iu mvesh Androkli Kostallarit. Ndërsa për përkthimet e bëra me mëditje nga Malëshova, nuk dihet ende gama e plotë e teksteve të përkthyera në anonimat,por duke qenë përkthimi e vetmja veprimtari intelektuale që i ishte lejuar nga një urdhëresë selektive e Ministrit të Kulturës Manush Myftiu, nga përkthimet që i dihen, u botuan pa emrin e përkthyesit “Kopështi i qershive” dhe tregime të tjera të Çehovit, prozën poetike “Zgalemi” të Gorkit dhe vjershat e Nikollai Nekrasovit. Një pikë kulmore e ndjenjës së dashurisë dhe të respektit për fshatin nga bashkëfshatarët tanë jashtë atdheut, është krijimi i kanunores më 12 korrik 1935 në Çikago. Ajo kishte dy kapituj, i pari me 23 nyje, dhe i dyti me 16 nyje. Qëllimi i kësaj ishte “zbukurimi i gjendjes se katundit Mlëshovë”. Krahina e Malëshovës me bukuritë që i ka falur natyra, por edhe me shpirtin e ndjeshëm të njerëzve të saj është bërë burim frymëzimi për shumë krijues të kësaj treve. Vjershat e Llukan Laskos të botuar në Kalendarin Kombiar shquhen për forcën dhe frymëzimin ndaj atdheut. Po ashtu të rrëmbejnë me një joshje të veçantë vjershat e Sejfulla Malëshovës që kanë shërbyer si gurrë frymëzimi për një plejadë të më pasme krijuese malëshovite si Lliko Nano, Niko Tyto, Rrapo Këllëçi, Dashamir Malo, Shpëtim Shehu, Zenel Sina, Arif Korro etj., si dhe publicistëve dhe gazetarëve të sotëm, Filip Rrumbullaku, Themistokli dhe Arben Todhe, Kastriot Korro, Bejdo Malo e shumë të tjerë.
Pas viteve 1990, malëshovitët kanë lëvizur në masë të madhe, duke boshatisur krahinën, këtë bukuroshe të fjetur të Dhëmbelit. Urojmë t’ua bëjë mbarë kudo që janë, por edhe një porosi ua japim me këtë rast, që si të parë te tyre që brodhën botën, por nuk e harruan vendlindjen e tyre, edhe këta të fundit të mos harrojnë Malëshovën!
Janë të shumtë malëshovitët që janë shquar dhe kanë lënë gjurmë si në e emigracion ashtu edhe në administratat shtetërore të kohës, si: Apostol Barko, Guro Baze, Simo Tyto, Anastas Kano, Anastas Premto, Arta Dade, Çajup Rusmali, Dhimtraq Note, Dule Çarçani, Haredin Male, Sherif Meto, Muço Hasani, Visho Jemini, Qazim Çoka, Jano Keqi, Jano Meshini, Jorgo Th. Nano, Kiço Masho, Kolo Haxhiu, Kolo Meshini, Kostë Peçi, Lliko Nano, Lliko Todhe, Llukan Lasko, Miço Rrumbullaku, Feim Muke, Rrapo Habili, Myftar Çope, Leonidha Kano, Niko Kaçi, Pano Todhe, Petro Tyto, Pilo Jorgo, Sabri Grilli, Sami, Çafka, Sejfulla Malëshova, Stefan Lasko, Stefan Nano, Thoma Puci, Todhe Keqi, Vangjel Lasko, Vasil Meshini, Ligor Jonuzi, Amet Shehu, Meleq Shehu, Zenel Çato, Islam Çato, Flamur Çato, Zenel V. Sina Dervish Niaziu, Dervish Zanua, Sheh Ademi
Nga Malëshova ka 145, mësues 78, ekonomistë 37, mjekë 92, oficerë 70 inxhinjerë 25, agranomë 18, veterinarë 14, juristë 12, artistë 8 gazetarë 19 hierarkë të fesë …Kur i sheh nga larg të krijohet përshtypja se në këtë zonë banojnë më të varfrit dhe më të paditurit, por kush i njeh sadopak malëshovitët, do të shohë se aty kurrë nuk ka patur fukarallëk, kurrë nuk ka patur injorancë. Burrat e kësaj zone kanë njohur kurbetin, kanë njohur zanatin, kanë njohur punën, kanë njohur shkollën dhe kulturën. Të larguar përgjithmonë apo përkohësisht ata kanë menduar për krahinën tyre, për njerëzit e tyre aty. Edhe sot, si gjithë Shqipëria, Malëshova është boshatisur. Enigma e dervishëve të Malëshovës ka lidhje me dervishët rrotullues dhe rrjedh nga “Nata e Bashkimit” e cila është një ceremoni e dervishëve mevlevi që kujtojnë vdekjen e Rumit – Mevlana Jalaluddin al – Rumi, poeti dhe mistiku i madh pers. Ai ishte edhe një teolog dhe jurist i kohës së vet, por sot, 743 vjet nga vdekja bota e njeh më së shumti si poet.
Shqipja ka qenë me fat që ka në pronësi të vet disa përkthime brilante të poezisë së Rumiut nga Vexhi Buharaja, Sejfulla Malëshova, apo Dhori Qirjazi.
Dogançe quhet e folura e fshehtë e dervishëve të Malëshovës në rrethin e Përmetit. Është e njohur nga gjysma e dytë e shek. XVIII. Vatra e lindjes së kësaj të folur të fshehtë është Malëshova, krahinë që shtrihet ne jugperëndim të Përmetit e që përfshin Malëshovën, Limarin, Leskaj, Kala. Më pastaj kjo e folur është përhapur e folur me variante nga zejtarë bakërpunues, muratorë e sharrëxhinj, dhe profesione të tjerë shëtitës. Krahas fjalës dogançe, për këtë të folur të fshehtë përdoren edhe malshoviçe. Fjala malshoviçe përdoret nga ata që s’janë malshovitë, sepse e përdorin malshovitët. Ata flisnin dogançe sa herë që kishte prani të jomalshovitëve. Malëshovitët përdornin dogançen në raste rreziku, për t’u shpëtuar grabitësve kur qenë duke udhëtuar. Njohësit më i mirë i dogançes ka qënë Veip Rusmali, Myrteza Dade, Feim Muka, Shuaip Malo plaku, Sheh Dalip Meto, Sheh Najzi Memo
Please follow and like us: