Albspirit

Media/News/Publishing

Albina Deda: Musine Kokalari, një shpirt i pamposhtur që sfidoi diktaturën dhe vdekjen!

Jeta e saj është një nga historitë më të dhimbshme dhe më sfiduese ndaj diktaturës komuniste!

Një vajze e lindur në Adale të Turqisë në 10 shkurt 1917 e ndërsa në vitin 1921, familja e saj u kthye në Shqipëri, fillimisht në Gjirokastër, ku Musineja kreu shkollën fillore, pastaj do të vendosej në Tiranë ku përfundoi shkollën e mesme “Nëna Mbretëreshë” e më pas në Romë ku kreu studimet në vitin ‘41 në Itali në Universitetin e Romës.

Filloj të shkruaj libra dhe i pari libër që botoi në ‘39 ishte “Seç më thotë nëna plakë”.

Dy vitë më vone pasi mbaroi studimet, Musine Kokalari së bashku dhe me disa intelektualë të tjerë formuan Partinë Socialdemokrate dhe një vit më vonë doli numri i parë i gazetës “Zëri i Lirisë”.

Viti ‘44, solli librin e dytë “Rreth vatrës”.

Më 12 nëntor ‘44 iu pushkatuan vëllezërit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari dhe me gjithë dhimbjen e madhe që përjetoi katër ditë më vonë e arrestuan dhe mbajtën 17 ditë në burg. Menjëherë pavaresisht dhimbjes dhe tatëpjetës që mori jeta e saj në janar të vitit 1945, u botua libri i tretë “Sa u tund jeta”.

Rregjimi nuk vonoi më dhe më 23 janar të ‘46, e arrestoi për së dyti dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie dhe në ‘61, e internuan në Rrëshen, Mirditë ku qëndroi për 20 vjet ku kryesisht  punoi në bujqësi dhe ndërtim, si punëtore llaçi, e përgjuar ditë e natë nga Sigurimi i Shtetit.

Pas punës, ajo dilte vetëm dhe shpesh shkonte në vendin e saj të preferuar në qendër të qytetit të vogël, në bibliotekën e qytetit të Rreshenit ku gjente miqtë e saj të vetëm dhe të vërtetë, librat.

Nuk mund të pranonte diktaturën ndaj dhe i shfaqi hapur bindjet politike, por në të njëjtën kohë dhe diktatura nuk mund ta pranonte Musinenë, ndaj e goditi fort atë!

E dërmuar nga vuajtjet e burgut e internimit dhe e raskapitur nga punët e rënda, kushtet e tmerrshme ku jetonte dhe vetmia, Musineja u sëmur nga një sëmundje e rënde ku luftoi në spitalin onkologjik të asaj kohe diktature, për dy vjet, ku askush nuk u interesua dhe kujdes si duhej, derisa u largua përgjithmonë nga jeta.

Në vitin 1993, Presidenti i Republikës prof. dr. Berisha i dha pas vdekjes medaljen “Martir i Demokracisë”.

Falë ditëve të demokracisë që erdhën për shqiptarët, për të cilat luftoi me guxim më parë Musineja dhe shumë desidentë të tjerë, tashme koha erdhi dhe u mundësua të thuhet e vërteta për personalitete të përmasave të tilla si Musine Kokalari!

Përherë të gjithë do ta kujtojmë si një veprimtare politike e kulturore dhe shkrimtare  e shekullit të XX, si  opozitaren, desidenten e pamposhtur të diktaturës më të egër komuniste Hoxhiste e mbi të gjitha do ta kujtojmë  si një shpirt i pavdekshëm dhe  hyjnor!/albspirit.com

Please follow and like us: