Albspirit

Media/News/Publishing

Bardhyl Berberi: Disa rreshta para Lasgushit të pavdekshëm

Në vorrezat e qytetit tonë në kodrën me gështenja ne vajtojmë një të afërm që kemi humbur, por dhe përshëndesim një të pavdekshëm, Lasgushin tonë të madh… E kemi dashur pa masë, e kemi admiruar e adhuruar…

Vështroj fotografinë në qetësinë e shenjtë të tij dhe e përgëzoj në heshtje për perlat e rralla që në ka lënë… Mbaj mend duke pirë kafe tek turizmi i vjetër më tha: Bardhi, vetëm shpirtin nuk duhet ta shesi njeriu…

Ka shumë figura që pretendojnë se janë të larta, por harrohen… Lasgush Poradeci zë një vend unikal në kulturën tonë… Janë të paktë burrat e mëdhenj të një kombi… Duhej dikush ta nderonte Shqipërinë dhe është ky burrë i madh se ka plot të tjerë që e kanë turpëruar apo shitur Atdheun…

Padyshim që Lasgush Poradeci do të mbetet një nga krenaritë e shekullit… Ai ishte mjeshtrër i rrallë i poezisë, ai ishte mendjendritur me një zemër të madhe. Asgjë nuk i ka munguar këtij burri plot lavdi… I hodha këto rreshta para varrit të këtij njeriu të pavdekshëm…

Sa më shumë kalojnë vitet Lasgushi shndërrit në piedestalin që e ka vënë ky shekull…/albspirit.com

Please follow and like us: