Albspirit

Media/News/Publishing

Dokumentet ekskluzive/Si luftohej prostitucioni në vitet ’30

Ju njoftojmë se Prefektura e Tiranës, na raporton sesi në bashkinë e kryeqytetit dhe në komunat e qarkut të saj janë vërtetuar raste të bashkëjetesës ilegale, shkelje kurore, më tepër mashtrime me fejesën, me qëllim që të bëhet tregti me femrat, në dëm të moralit dhe të qetësisë publike.

Prefektura e sipërpërmednur posaçërisht në rastin e fundit, propozon internimin e disa personave si masë më efektive represive, për shkak se gjykimi i çështjeve të paraqitura ndër gjyqet, përveç se vonojnë, ngandonjëherë për mungesë provash dalin të pafajshëm.

Mirpo siç duket, meqënëse ligji relativ për fajet asodore, nuk parasheh masa të atilla, ju shkrue Prefekturës me fjalë që t’urdhërojnë organet përkatëse për procedimine tyne dhe reformimin e akteve të drejtësisë, për t’u bërë ndjekës në bazë të ligjeve sot në fuqi.

Por me qëllim që gjykimi të përfundojë shpejt dhe dënimi t’i jepet shëmbullor, në mënyrë që të sjellë efektin e duhur në të tjerët, e shohim të arsyeshme që të bëhet një ndërmjetësim e asaj ministrie pranë prokurorisë së shtetit të Tiranës,  por edhe të tjerave për gjykimin më të shpejtë të ngjarjeve siç u tha më sipër.

Ministri  prefekturës Tiranë

Tiranë me 9 – 12- 1930

Please follow and like us: