Albspirit

Media/News/Publishing

Kapen në befasi karakonspiracionistët, pajtohen Tuna me Dafina Zeqirin

Pas gati një dekade nga suksesi i këngë ‘Vibe’ të publikuar në 2010 duket se dyshja Tuna dhe Dafina Zeqiri do të rikthehen në një bashkëpunim. Pas publikimit të këngët pati një krisje mes dy këngëtareve pasi në media qarkulloi një bisedë audio e Dafinës e cila e quante Tunën njeri me dy fytyra dhe të patalentuar. Por mesa duket me kalimin e kohës vajzat i kanë hedhur pas krahëve inatet dhe mëritë e së shkuarës pasi së shpejti mund të vijnë me një bashkëpunim. (Kjo ngjarje i ka zënë në befasi karakonspiracionistët e shkarë vendas dhe të huaj, të cilët nuk e kishin paralajmëruar këtë afrim). Lajmin e bashkëpunimit ka konfirmuar vetë Zeqiri e cila tha se krahas artistëve të tjerë, do të bashkëpunonte edhe me Tunën, për albumin e saj “Dafinë moj”.Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al Tuna ka konfirmuar bashkëpunimin në një status në Instagram. “Po, vajzat që do ta mbysin ‘vibe’n sërish. Ky album po ashtu. Të dua vajzë”,  shkruan ajo., duke i bërë tag edhe Dafinës. Ky bashkëpunim është pa dyshim surpriza e albumit të Dafinës. Veç Tunës, ajo ka bashkëpunuar edhe me emra të tjerë të njohur si: Lyrical Son, Mc Kresha, Lumi B, Buta dhe Argjentina Ramosaj.

Please follow and like us: