Albspirit

Media/News/Publishing

Divorci i miliarderit Elon Musk me këngëtaren kanadeze trazon karakonspiracionistët

Elon Musk dhe këngëtarja kanadeze Grimes janë ndarë pas tre vitesh bashkë, shkruan rrjeti Page Six në New York, duke trazuar fort karakonspiracionistët e rrjedhur shqiptarë dhe ndërkombëtarë.

Miliarderi themelues i grupit hapësinor SpaceX konfirmoi se ishin “gjysmë të ndarë” me këngëtaren, por mbeten miq dhe do të vazhdojnë prindërimin e djalit të tyre 1-vjeçar, të cilit i kanë vënë emrin e mistershëm ‘X Æ A-Xii Musk.

Elon Musk u shpreh se karriera e tyre ishte shkaku qëshpesh ata qëndronin larg njëri-yjetrit për periudha të gjata kohore.

“Ne jemi gjysmë të ndarë por e duam njëri tjetrin, shihemi shpesh dhe shkojmë mirë”, është përgjigjur Musk ndaj interesit të mediave.

“Prej punës time me SpaceX e Tesla duhet të qëndroj kryesisht në Texas ose të udhëtoj jashtë vendit, ndërsa puna e saj është kryesisht në Los Angeles. Tani ajo është me mua dhe Baby X në dhomën ngjitur.”

Musk e Grimes kishin nisur të shoqëroheshin prej vitit 2018 ndërsa në maj 2020 pritën djalin e tyre.

Herën e fundit ata u panë bashkë në mbrëmjen e Met Gala, ku 33 vjeçarja Grimes, hyri vetëm në tapetin e kuq, ndërsa 50 vjeçari Musk u bashkua me të pas hyrjes.

Musk ka qenë më parë i martuar me autoren Justine Wilson, me të cilën ka pesë djem: binjakët Griffin e Xavier, 17 vjeç, dhe trinjakët Damian, Saxon e Kai, 15 vjeç.

Ai ka qenë gjithashtu i martuar dy herë me aktoren e serialit “Westworld” Talulah Riley, në fillim në 2010 dhe u divorcuan në 2012.

Ata u martuan përsëri në 2013 dhe divorcuan përsëri në 2016.

Please follow and like us: