Albspirit

Media/News/Publishing

Escobar: Kosova ka të drejtë të vendosë reciprocitet

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar ka folur pas marrëveshjes së arritur për targat e automjeteve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Në një konferencë për media nga Brukseli, ai ka thënë se Kosovën dhe Serbinë i pret një rrugë e gjatë në dialog, ndërsa shtuar se Qeveria e Kosovës ka të drejtë të vendosë reciprocitet, por zhvillimet e fundit, siç ka thënë ai, i kanë zënë shumicën në befasi. “Është e drejtë e qeverisë së Kosovës për të aplikuar reciprocitet. Zbatimi i vendimit na zuri shumicën prej nesh në befasi, por kjo do të ndodhte dikur dhe jam i lumtur që ishim në gjendje të ulnim tensionet. Jam i kënaqur me përkushtimin e palëve dhe përkushtimin e Brukselit për gjetjen e zgjidhjes sa i përket situatës në veri. Me partneritetin që kemi me BE-në mund të ndihmojmë në tejkalimin e problemeve të trashëguara në Ballkanin Perëndimor nga vitet e ‘90-ta. Kemi rrugë të gjatë përpara në dialog, do të japim mbështetje të plotë për Lajçakun dhe ekipin e tij për një zgjidhje konstruktive”, deklaroi zyrtari amerikan. Ai shtoi se roli i KFOR-it nuk është të marrë kompetencat e autoriteteve vendore, por që të sigurohet mirëfunksionimi i pikave kufitare.

Please follow and like us: