Albspirit

Media/News/Publishing

Florim Rullani: Darka e gabuar e Ramës në Beograd

Darka e Beogradit, servilizmi politik i Kryeministrit të Shqipërisë z. Edi Rama ndaj Presidentit të Serbisë dhe pritja e djalit të Sorosit nga Kryeministri i Kosovës z. Albin Kurti duhet të jetë një sinjal që duhet të ketë kujdes Kombi Shqiptar për veprimet e tyre në të ardhmen që mund ta dëmtojn perspektivën e Kosovës, Shqipërisë dhe interesat e shqiptarëve në Ballkan. Normalisht, duhet të kemi paqe me Serbin dhe duhet së bashku me ngritë standardin e jetes në rajonin tonë, të kemi komunikim dhe zgjidhje paqësore për problemet që kemi dhe të vazhdojmë drejt një dimensioni të ri politik, ekonomik, diplomatik, duke pranuar realitetin Serbia që për Kosovën, vendos vetë Kosova dhe askush tjetër. Rama është duke u përdorur shumë mirë nga Serbia si instrument kundër Kosovës në përceptimin dhe këndvështrimin ndërkombëtar, duke dërguar mesazh që Serbia nuk është destabilizuse e Ballkanit, por Kosova është problemi i Ballkanit darka e Ramës në Beograd duhet me u pa nga kjo pikëpamje apo përshtypje që po tenton ta japë në arenën ndërkombëtare Serbia. Duke perifrazuar thënien e faik Konicës “armiku i kombit shqiptar është vetë shqiptari”.

Please follow and like us: