Albspirit

Media/News/Publishing

Deklarata e analistit Janiç/Grenell mohon akuzat se paguhet nga fondet e zeza nga Serbia

SHBA – Ish i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka quajtur “lajm të rremë”, deklaratën e analistit serb, Dushan Janjiç, se “Serbia i paguan Grenellit 100 mijë dollarë në muaj për të lobuar”.

Në një reagim, Grenell e ka quajtur të turpshëm një pretendim të tillë.

“Gënjeshtra. Lajm i rremë plotësisht. E turpshme”, ka thënë Grenell për Gazetën Express.

Janjiç, siç shkruan AntenaM, ka thënë se Serbia e paguan Grenellin 100 mijë euro në muaj edhe përkundër faktit që Donald Trump nuk është më në pushtet.

“Ne madje e paguajm edhe Grenellin 100 mijë dollarë në muaj, nuk e di pse, kur shefi i tij nuk është në pushtet”, ka thënë Janjiç.

Please follow and like us: