Albspirit

Media/News/Publishing

Mevlan Shanaj: Pandi Raidhi…

Të shumta janë mbresat ndoshta jo edhe aq të qëlluara sa bëmat e karaktereve të tij të pafundme mbi 60-vjeçare. Nuk vijnë lehtë në ekran ato perla artistike nga trupi i një aktori. sa do që t’i kesh nëpër trup e shpirt xhevahiret… Pasi vitet ndryshojnë moshën, sjelljet, rrethanat, por nikoqiri i mirë di ku t’i stivosi dhe sa herë që i duhen i rreshton, i sprovon dhe kur e shikon më në fund ka bërë zgjedhjen e duhur duke e bërë të përsosur përqasjen! Po kujtoj mënyrën e punës që ishte e shtruar, e qëruar, e urtë, e pazhurmë që kryente me heshtje ky njeriu aktor të sillte nga jeta ashtu të pa latuar shpirtin e njeriut të halleve, siç thoshte Dritëro Agolli, ai erdhi “si një trajstë leshi ndën gunë në Lidhjen e Shkrimtarëve” po Devoll i tillë qënkam unë.

Kjo shkon kaq mirë për Pandi Raidhin sepse gjithë jetës mbeti një copë shkëmbi në skenën dhe ekranin shqiptar, nuk ishte kështu në Partizanin Meke, në Pallatin e Brigadave, nuk mbeti ashtu fshatari në “Tokë e përgjakur”, nuk na çuditi te ‘Thanasi’ në hijet e natës?!!! ‘Kasemi’ te Këneta, Xha Thomai te “Beni ecën vetë”, ‘Platon Bubuqi’… Në të gjitha karakteret që nga “vitet e para” deri sa mbylli sytë i ndryshëm i vërtetë, gjithë derte apo hokatar. Nuk dua të kujtoj bashkëpunimet e shumta me të që nga “I teti më bronx”, “Rugicat që kërkonin diell”, “I paharruari”, por dua të kujtoj çastet kur së bashku me Pali Kuken, po i ribënim një portret duke qëmtuar krijime të pa fundme nga Teatri që kishte krijuar dhe dhënë zemrën. Ndër pushime gjatë xhirimeve, bisedat tona njëra pas tjetrës tregonte ngjarje pa fund jete e skene, filmi, pa përtuar, me një thjeshtësi të lakmueshme ashtu duke dredhur cigaren me një mjeshtri të rrallë si një ritual krijues siç ndërtonte figurën artistike. Sa mall ajo dredhje cigari nga i pavdekshmi Pandi Raidhi, e them me bindje profesionale “Nuk vijnë figura prej dheu si ai”.

Sikur të mundja të shkëmbeja një duhan sot! Mall që nuk kthehet!…

Please follow and like us: