Albspirit

Media/News/Publishing

Makabre në Indonezi/Rrihet në publik për akt intim jashtë martese

Seksi jashtëmartesor i ka kushtuar shtrenjtë një gruaje në Indonezi. E reja, e cila po rrihej me thupër bambuje për shkelje të ligjeve të Sheriatit kundër tradhtisë bashkëshortore, ra përtokë në agoni.

 Fotot tronditëse vijnë nga qyteti i Banda Aceh, ndërsa gruaja e paidentifikuar u dënua me 17 goditje kamxhiku së bashku me partnerin e saj.
 Pas saj, u krye dënimi i njëjtë edhe për partnerin e saj “ilegal”, i cili ndryshe nga gruaja shikonte stoik nga audienca teksa shkopi ulej e ngrihej në kurrizin e tij.
 Aceh është e vetmja provincë indoneziane që zbaton ligjin islamik.

Një nga dënimet më të rënda është ai për marrëdhënie homoseksuale që mund të arrijë nganjëherë në 150 rrahje kamzhiku./Gazeta SHQIP

Please follow and like us: