Albspirit

Media/News/Publishing

Altin Sh. Kajtazi: SY DIELLI

Kur këta sy s’mund t’i ngritësh
ta shihesh më qeshje diellin
eja më shiko
diell brenda janë
çelur si landër trëndafili!
Do e pimë ujin e tyre
kaq të nxehtë, siç hynë vera
t’pritsha si valë mbi valë
t’paça mbi buzë pat thënë
diell s’dua, dua dritë nga sytë e tu!
12. 11. 2021.
Please follow and like us: