Albspirit

Media/News/Publishing

Avdush Canaj: Kur të më shkruash letër, zemër

Kur të më shkruash letër
zemër
kur të më shkruash letër
më dërgo buzëqeshjen
e dy dallëndysheve tona
edhe meloditë
e këngëve të tyre
të lutem
mos harro
vizatomi duart
t`ua puth sa herë të dua.
(Burgu ushtarak, Sarajevë, 1983)
Please follow and like us: