Albspirit

Media/News/Publishing

LIFE, 1939/FOTO-INTERVISTA E PARË E LEKA ZOGUT I

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 12 Nëntor 2021

“Life” ka botuar, me 9 tetor 1939, në faqen n°79, fotografinë e veçantë (bashkangjitur me një shkrim) të Mbretëreshës Geraldinë me djalin e saj Leka Zogun I në Versajë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Skënderi (Leka Zogu I), i lindur si Princi i Kurorës së Shqipërisë më 5 prill, tre ditë para se Musolini të merrte mbretërinë e babait të tij, dha foto-intervistën e tij të parë për kameramanët francezë disa javë më parë.

Nëna e tij, mbretëresha Geraldinë (që mban Skënderin) qëndroi e sëmurë në Greqi disa ditë pas lindjes së tij.

Në qershor, Zogu dhe Geraldina morën me qira një vilë në Versajë.

Thuhet se ata mund të vijnë në SHBA”.

Please follow and like us: