Albspirit

Media/News/Publishing

Taulant Xhaka i ka dhënë fund karrierës me Kombëtaren

Taulant Xhaka i ka dhënë fund karrierës me Kombëtaren. Në një postim në rrjetin social ‘Instagram’ mefsushori ka falënderuar të gjithë tifozët për këtë eksperiencë.

 

Në postimin e tij, Xhaka thotë se ky ishte vendimi më i vështirë për të, por është koha që t’i japë mundësi brezit të ri.

Ai u shpreh shumë krenar që veshi fanellën kuqezi dhe se ishte një ëndërr e bërë realitet.

Xhaka falënderon të gjithë trajnerët me të cilët ka punuar, FSHF-në si dhe të gjithë dashamirësit e futbollit.

Mesfushori e konsideron si moment të paharrueshëm kualifikimin e Shqipërisë në Europian.

Please follow and like us: