Albspirit

Media/News/Publishing

Ana D. Allamani: Mateo i vogël, shpirt i bardhë lundro dhe bëj xhiro në parajsën e bukur të Zotit tonë…

 

Mbase po të ishe pak më i kujdesshëm, sot do të ishe pranë familjes tënde… çfarë i the atij monstre që e detyrove të merrte kazmën të të vriste?

Si të gënjeu që të mori me të mira e të çoi në shtëpi? Si? Në ç’mënyrë? Çfarë mendoi në atë momente?

Çfarë i polli mendja atij që të bëri ty të bindesh?!

O Mateo i vogël, më fal mua që s’kam fuqi të të mbroj ty e fëmijët që jetojnë e përjetojnë çdo ditë dhunë e vriten si zogj të vegjël!

E di, faljen do e pranosh sepse ti je aq i rritur ta kuptosh që fëmijët sot s’kanë mbrojtje… mbase e di që linde e po rriteshe në një vend që fëmijët dhunohen, përdhunohen, shiten e dhurohen si plaçka… bashkë me ty sot erdhi edhe një shok yti 10 vjeçar që e vrau babai… Ti ike nga një goditje me kazëm, shoku yt iku nga goditja me thikë në fyt… Boboooo sa e tmerrshme o Mateo!

Ndjej të të them më fal me shpirt që s’munda dot të të mbroj nga një i çmendur…!

Fali dhe prindërit e tu, që s’të mbrojtën dhe nuk u kujdesën për ty… ato nuk e bënë sepse nuk të donin por sepse vraponin çdo ditë për në punë për të të siguruar ty jetë të qetë…

Fali të gjithë o shpirt i bukur, përveç atyre që nuk bënë asgjë që ky qen bir qeni të qëndronte pas hekurave që kur përdhunoi komshien tënde…! Ata janë njerëz të ndyrë Mateo, ata luftojnë për pushtet nuk luftojnë që ti e unë që po shkruaj për ty të jemi të sigurt kur dalim, luajmë, shkojmë në shkollë… Ata nuk na duan, sepse as Zoti nuk i do…

Dritë e bukur, ëngjëll i pafajshëm sytë e tu jeshilë plot jetë tregojnë sa dëshirë kishe ti për të jetuar dhe për t’u bërë i aftë për vete dhe për atë nënë që dje j’u shemb bota kur të pa ty të vdekur… sa keq ike aq shpejt.

Tani je i qetë tek Zoti ynë…atje mund të bësh gjithçka që ti ke në zemër… Fli i qetë, dhe më fal që po ta them po ai i çmenduri do të bëj burg, por do të dalë sërish një ditë për të bërë një tjetër gjëmë…

Zoti vetëm dora e tij, do të marr hakun tënd… dhe përveç atij do e paguajnë shtrenjtë edhe ata që kanë në dorë të ndryshojnë diçka në këtë vend që po shtohen kuçedrat…

Vazhdo jetën tënde pranë Zotit… mbase do takohemi një ditë!

Të përqafoj përzemërsisht vogëlush i bukur!

Please follow and like us: