Albspirit

Media/News/Publishing

Biznesmeni delvinjot që u ekzekutua në Athinë

Mediat greke kanë zbardhur identitetin e biznesmenit shqiptar të ekzekutuar mbrëmjen e së martës në lagjen “Nikea” të Athinës.

Gazeta “To Vima” raporton se viktima është Mario Diamanti, duke publikuar edhe foton e të ndjerit.

37-vjeçari, pronar i një karburanti, u vra pikërisht në biznesin e tij, kur persona të armatosur hapën zjarr nga një makinë në lëvizje. Nga të shtënat me armë mbeti i vrarë biznesmeni 37-vjeçar shqiptar Mario Diamanti. si dhe u plagos një tjetër shqiptar, i cili u dërgua në spital.

Sipas të përditshme greke, 37-vjeçari ka qenë person i skeduar edhe më parë nga policia e Athinës. Më 14 Shkurt të vitit 2010, Mario Diamanti u akuzua për vrasjen e një 30-vjeçari shqiptar në atë kohë. 30-vjeçari po kthehej nga një dyqan kur u qëllua për vdekje me armë në mes të rrugës nga një person i paidentifikuar.

Në vendngjarje, 11 vite më parë, policia sekuestroi 2 gëzhoja pistolete. Nga hetimet dhe verifikimet në atë kohë, rezultoi se arma e përdorur ishte e njëjta që mbante edhe biznesmeni i ekzekutuar Mario Diamanti Mirëpo, ky i fundit u shpall i pafajshëm nga gjykata, pasi pretendoi se pistoleta ishte përdorur nga një person tjetër dhe ai nuk kishte asnjë lidhje me vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar në vitin 2010.

“To Vima” raporton gjithashtu se 37-vjeçari që u ekzekutua të martën (16 Nëntor 2021) ka qenë i arrestuar edhe për trafik kokaine.

Policia greke po heton që vrasja e biznesmenit mund të ketë lidhje pikërisht me konflikte të 37-vjeçarit, edhe pse për momentin nuk ka asnjë provë konkrete. Pjesë e pistave të policisë janë edhe dyshimet për një borxh prej 200 mijë Eurosh që mendohet se viktima u kishte personave të tjerë. Megjithatë, të gjitha pistat janë të gjitha të hapura pasi hetimet janë në fazën fillestare.

Hetuesit grekë do të marrin në pyetje edhe bashkëshorten e 37-vjeçarit të ndjerë, e cila është shtatzënë me binjakë, dhe mesa duket është bashkëaksionere në pronësinë e karburantit ku dhe ndodhi atentati.

Policia dyshon që edhe ekzekutuesit të jenë shqiptarë. Makina e tyre tip BMW u gjet e djegur disa minuta pas vrasjes. Ky automjet rezultonte i vjedhur prej muajit Tetor. /tvklan.al

Please follow and like us: