Albspirit

Media/News/Publishing

Robin Krasniqi konfirmon lidhjen me Marigona Krasniqin

Robin Krasniqi, boksieri i njohur shqiptar ka konfirmuar zyrtarisht romancën me bukuroshen Marigona Krasniqi.

Deri më tani dyshja kanë zgjedhur që të qëndrojnë larg kamerave dhe syrit mediatik, ndërsa në mediat rozë është komentuar jo pak për raportin e tyre.

Mesa duket, sportisti e ka bërë zemrën gur dhe para disa orësh ka vendosur që gjysmën e tij më të mirë ta prezantojë me të gjithë fansat e tij.

Këtë lajm të bukur e ka bërë me dije vetë ai përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”.

Në këtë foto, Robini shihet duke i dhuruar një puthje Marigonës, krahas së cilës ka vendosur një emoji në formë zemre.

Shumë urime çiftit!/tvklan.al

Please follow and like us: