Albspirit

Media/News/Publishing

Sadik Bejko: Pushofsh në paqe e në mirësi, Shahin Kadare!

Është ndarë nga jeta Shahin Kadare. Për ne që e kemi njohur që në rininë tonë është një lajm shumë i hidhur.
Shahini ishte me shije të hollë në gjërat e bukura të kësaj jete, me humor dhe sjellje të përkora. Ishte mik më shumë njerëz të artit. E donte qytetin e tij të lindjes Gjirokastrën dhe ruajti miqësinë me shokët e fëmijërisë. Si mjek onkolog, Doktor i Shkencave, i ditur dhe njerëzor, ishte mjeku ku kanë trokitur edhe shumë miq të mi kur janë gjendur në hall.
Pushofsh në paqe e në mirësi, Shahin Kadare.
Please follow and like us: