Albspirit

Media/News/Publishing

Blerta Tafani: ‘Thirrja e pazëshme’ e Mateos

Sot mbushen 3 ditë nga largimi i një engjëlli nga ko jetë.

Mateo Vasiu nuk mund të kuptonte çfarë monstrash mban ky vend. 8 vitet e tij, ishin pak për tu përgatitur, për ata që jeta tokësore do t’i vinte përballë.

Tashmë në shtëpinë Vasiu, vajtojnë për të tretat e djalit, por ndërkohë, një shpresë se mund të mblidhen firma, për ta dënuar me vdekje autorin, shihet si mundësi lirimi shpirtëror.

Procesi rezulton të jetë më tepër i pamundur se i vështirë për tu realizuar, por familjarët kanë insistuar ta dërgojnë në çdo qytet, përpjekjen e tyre, e cila niset më tepër nga emocioni sesa nga logjika….

Me shpresën, se mali që s’bzan, do të lëvizë nga grushti i revoltës.

Pas 3 ditëve, e mijëra mesazheve, drejtues institucionesh, njerëz publikë, funksionarë e politikanë, do të rikthejnë vëmendjen në rutinën për të cilën paguhen.

Mbase ata e mbyllën punën e tyre me 5 rreshta në Facebook, e nuk kishin më kohë të merren me një cështje, e cila në fund të fundit, për ata, mund të konsiderohet…thjesht njerëzore.

Edhe kur ju drejtuam për një diskutim mbi këtë ngjarje, por edhe dukuritë që pasojnë, për ta, axhendat e tjera, ishin më të rëndësishme.

Megjithatë, ne do të përpiqemi të bëjmë edhe punën e tyre.

Please follow and like us: