Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Fifi është artiste e madhe!

Mirëmëngjes njerëz të mirë!

Sot dua të bëj përsëri një postim për Fifin.

Dëgjoni muzikën e saj çfarë mrekullie është, kjo sekuencë u hodh mbrëmë nga një artist dhe koleg i Fifit, Bruno, se i dhemb si duket dhimbja e saj!

Unë kam lindur të mbroj ata që sulmohen me pa të drejtë…

Fifi është artiste e madhe

Askush nuk duhet ta gjykoje për veprime çasti në Big- brother.

Ajo preferon t’i bëjë gjërat siç i ndjen, e fundja në “Reality” kjo ndodh dhe nuk përbën çudi, se bëri Fifi një veprim më pak apo më shumë të pamenduar mirë, Bigu është një vend izolimi nga bota e jashtme, por me ca  kushte më të mira se izolimi i të dënuarve, një eksperiment me psikikën e njeriut sa mban ai…

Sot kam një kërkesë: mos dënoni një artist me dënime publike në rrjete sociale sepse dëmtoni bashkë më të edhe artin e tij.

Artistët janë njerëz bëjnë edhe gabime.

I vetmi gabim i Fifit është që ka hyrë me vetëdije aty, kur kishte gjëra aq të bukura për të bërë si kjo këngë…

Fifi, artiste madhe…

https://www.facebook.com/xhoi.jakaj/videos/205007958483693

 

Please follow and like us: