Albspirit

Media/News/Publishing

Elmi Berisha: Përjetë mirënjohës Ibrahim Rugovës!

Sot është 2 Dhjetori, ditëlindja e Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, dijetarit, intelektualit dhe humanistit, Atit themeltar të shtetit të Kosovës. President, je Hyji i Dardanisë, vizionari dhe udhërrëfyesi i epokës moderne të kombit tonë. Sot ju kujtojmë në ditëlindjen tuaj si udhëheqësin, shtetarin, filozofin dhe themeluesin e Kosovës së pavarur e moderne. Krenar gjithmonë që jetuam dhe punuam me Ju dhe vazhdojmë të palëkundur këtë rrugë dhe filozofi. Angazhimi i juaj i pa ndalur për zgjimin kombëtar, vizioni shtetformues për Kosovën Republikë, shembulli juaj dhe angazhimi për paqen, lirinë, zhvillimin, demokracinë dhe bashkëjetesën në rajon, mbeten frymëzim i gjallë për të gjithë ne që të njohëm e bashkëpunuam nga afër dhe brezat që do vijnë.

Përjetë mirënjohës.

2 dhjetor 2021.

Please follow and like us: