Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Bici: Bie shi e bukura ime…

Bie shi e bukura ime
Eja
jam stuhi të t’marr
Aty ku do rrimë ka kaq zjarr
Ikim sa më shpejt nga kjo botë e marr’
Sa t’më ndjesh duart, e bukura ime
Puhizën do mendosh se po të ledhaton
Ka nje oaz të pret veç ty
t’i japësh frymë me shpirtin që vlon.
Bie shi e bukura ime
Nëse nuk vjen
qenka flamë dashuria në këtë dreq tokë.
Erë ledhatare gënjeshtare tek të tret
mundon.
Ndaj bie shi e bukura ime
Të t’jap jetë sa mundem
mallit të digjem tek ti
Ndaj bie shi…
(Mimoza Bici “Ndaj bie shi” – nga cikli i poezive “Lulenata”, Tiranë, dhjetor 2021).
Please follow and like us: