Albspirit

Media/News/Publishing

Escobar do të vizitojë Tiranën më 9 dhjetor

Zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet e Evropës, Gabriel Escobar do të vizitojë Tiranë zyrtare më 9 dhjetor.
I dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor në vizitën e parë në Tiranën zyrtare, pritet të takojë kryeministrin, Edi Rama dhe kryedemokratin, Lulzim Basha.
Tirana zyrtare ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht për axhendën e detajuar.
Që prej marrjes së këtij posti, Escobar si një njohës i mirë i realitetit në Ballkan, zhvilloi vizitat e tij të para në Bosnjë Hercegovinë dhe në Mal të Zi.

Please follow and like us: